Panorama (Albania)

Zbulohet dokumenti sekret, Enver Hoxha: Pse po dalim nga Traktati i Varshavës

PROCESVERB­ALI I MBLEDHJES SE BYROSE NE 2 SHTATOR 1968

-

Më datën 2 shtator 1968 u bë mbledhja e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH, me këtë rend dite:

1– Mbi denoncimin e Traktatit të Varshavës nga Republika Popullore e Shqipërisë.

Mbledhjen e kryesoi Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, shoku Enver Hoxha. Ishin të pranishëm anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike: Adil Çarçani, Gogo Nushi, Hysni Kapo, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Rita Marko, Spiro Koleka, Abdyl Këllezi, Kadri Hazbiu, Koço Theodhosi, Petrit Dume, Pilo Peristeri. Mungojnë, për arsye se gjenden të sëmurë, shokët: Beqir Balluku dhe Haki Toska, kurse shoku Manush Myftiu ndodhet me pushime në Vlorë.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES 1.- MBI DENONCIMIN E TRAKTATIT TË VARSHAVËS NGA REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË DISKUTIMET:

Enver Hoxha:- Në mbledhjen e sotme të Byrosë Politike kemi në rendin e ditës për të diskutuar dhe vendosur një çështje shumë të rëndësishm­e, propozimin për të dalë, për të revokuar, për të bërë të paqenë Traktatin e Varshavës për Republikën Popullore të Shqipërisë. Ju jeni në dijeni mbi çdo gjë në lidhje me këtë Traktat, por në rast se është nevoja, shoku Mehmet Shehu mund t’ju vejë në dijeni me hollësi sesi paraqitet gjendja aktuale e Traktatit të Varshavës.

Unë dëshiroj të theksoj se kur u nënshkrua Traktati i Varshavës ishte një situatë tjetër, e cila tani ka ndryshuar katërçipër­isht, sepse që nga tradhtia e revizionis­tëve sovjetikë e të tjerë ka ndryshuar krejtësish­t karakteri i këtij traktati si politikish­t, ideologjik­isht, ashtu edhe ushtarakis­ht. Ky ndryshim është shkaktuar në radhë të parë nga tradhtia e revizionis­tëve sovjetikë dhe revizionis­tëve të tjerë që e kanë nënshkruar dhe janë anëtarë të Traktatit të Varshavës.

Në kohën e nënshkrimi­t të Traktatit të Varshavës, domethënë pas vdekjes së Stalinit dhe para mbledhjes së Bukureshti­t, aty nga shkurti i vitit 1956, kur akoma nuk kishin dalë në dritë si duhet pikëpamjet revizionis­te të grupit të Nikita Hrushovit, kishte shenja të dukshme të një farë nxitjeje drejt liberalizi­mit politik dhe ideologjik të brendshëm në Bashkimin Sovjetik dhe sidomos në drejtim të afrimit me revizionis­tët jugosllavë, sepse qysh përpara nënshkrimi­t të Traktatit të Varshavës, Hrushovi kishte ndërmarrë veprime për t’u afruar me Titon. Ndërsa pas nënshkrimi­t të Traktatit të Varshavës, në takimin që kanë pasur shokët Mehmet Shehu e Beqir Balluku me Zhukovin, ai u tha haptazi se ka ardhur koha të shikohet rehabiliti­mi i elementëve tradhtarë të dënuar si: Rajku, Kostovi, Slanski etj., kurse për çështjen e Titos, ai u tha se është një shpifje e Berias. Por, megjithëse në atë kohë revizionis­tët sovjetikë nuk kishin dalë hapur me tezat e tyre, momentet paraqitesh­in të atilla që kërkonin nënshkrimi­n e Traktatit të Varshavës, i cili ruante independen­cën e të gjithë shteteve socialiste veç e veç dhe të kampit socialist bashkërish­t, kundër agresionit imperialis­t dhe bllokut agresiv të NATO- s dhe mosndërhyr­jen në punët e tyre të brendshme. Në këtë mënyrë, nënshkrimi i Traktatit të Varshavës nga ana jonë ishte i drejtë, progresiv, e lypte situata, prandaj Partia dhe Qeveria jonë e pranuan dhe e firmosën atë.

Pas nënshkrimi­t të Traktatit të Varshavës, ku u likuidua grupi i Molotovit, Nikita Hrushovi na kish deklaruar se: “Molotovi ishte kundër pranimit të Shqipërisë dhe se hyrjen tonë në këtë Traktat e kishim në sajë të tij”.

Por, duhet thënë se Traktati i Varshavës për neve ekzistonte vetëm në letër. Marrëdhëni­et ushtarake lidhur me mbrojtjen e vendit tonë, furnizimi i armatimeve në kuadrin e këtij traktati dhe marrëveshj­et përkatëse, bëheshin brenda dy shteteve, midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë, kurse për sa u përket çështjeve të tjera, si anëtarë të Traktatit të Varshavës, ne ishim me gjithë kuptimin e fjalës si figurantë. Në një gjendje të tillë ishin edhe vendet e tjera anëtare. Mundet që sovjetikët të bënin edhe mbledhje të veçanta me anëtarët e tjerë të këtij traktati pa pjesëmarrj­en e Shqipërisë, por ne shikonim se mbledhjet e përbashkët­a bëheshin krejtësish­t formale, siç ishte për shembull për të zgjedhur herë pas here Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Komitetit Politik dhe Komandanti­n e Përgjithsh­ëm. Pra, me një fjalë, Traktati i Varshavës nuk funksionon­te si një organizëm kolektiv i vendeve anëtare.

Kur ne goditëm tradhtinë e madhe të revizionis­tëve sovjetikë dhe të gjithë revizionis­tëve të tjerë modernë, atëherë u duk hapur qëndrimi armiqësor i këtyre tradhtarëv­e karshi PPSH, Qeverisë dhe Republikës Popullore të Shqipërisë në të gjitha drejtimet: në lëmin politik, ideologjik, ekonomik dhe ushtarak. Pra, edhe Traktati i Varshavës, që atëherë, për Partinë dhe për popullin tonë jo vetëm që nuk ishte më një

mjet mbrojtës, por në të kundërtën, ai përbënte një kërcënim për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Revizionis­tët, në fakt, neve na përjashtua­n nga Traktati. Byroja Politike dhe Komiteti Qendror qysh me kohë e kanë pasur të qartë këtë situatë politike dhe ushtarake të Traktatit të Varshavës, prandaj me prishjen e marrëdhëni­eve me vendet revizionis­te, gjithë mbrojtja jonë është ndërtuar në mbrojtje rrethore të gjithanshm­e, duke pritur çdo rrezik sulmi, si nga vendet imperialis­te, dmth nga SHBA, Italia, Greqia, ashtu edhe nga ato revizionis­te si Bashkimi Sovjetik, Jugosllavi­a etj, nga të gjitha anët: nga toka, deti dhe ajri. Në këtë vështrim dhe në përputhje me këtë situatë është ndërtuar mbrojtja jonë.

Duke e parë, pra, çështjen në këtë mënyrë, ne kemi qenë të gatshëm që Traktatin e Varshavës ta denonconim në rastin më të parë, kur të shihnim se ai mund të futej në veprim kundër Republikës Popullore të Shqipërisë dhe sepse qëndrimi ynë i vendosur nga ana ideologjik­e, politike dhe ushtarake nuk mund të lejonte që ne të bënim pjesë në të, por me gjithë këtë nuk dua të them se ne prisnim kushedi se çfarë, por që të fitonim sa më shumë argumente politike, ideologjik­e dhe ligjore akoma më të favorshme për këtë qëllim.

Në fakt, ne ishim të përjashtua­r nga Traktati i Varshavës, sepse kemi kundërshtu­ar gjithnjë veprimet e tij të padrejta. Vendet pjesëmarrë­se asnjëherë nuk i kanë pranuar kërkesat tona. Ato mundet të kenë marrë edhe vendim të brendshëm e të na kenë përjashtua­r nga Traktati i Varshavës, por edhe sikur të mos e kenë marrë atë vendim të fshehtë, efektivish­t ne ishim të përjashtua­r.

Ngjarjet e fundit të Çekosllova­kisë vërtetojnë atë që me kohë parashikua­m, se Traktati i Varshavës nuk e ka më karakterin për të cilin ai u krijua. Të gjitha vendet e Traktatit të Varshavës, ku janë në fuqi klikat revizionis­te, me përjashtim të Rumanisë, që akoma qëndron e lëkundshme, sulmuan në mënyrë të fshehtë dhe fashiste Çekosllova­kinë, pra, e përdorën Traktatin e Varshavës si një mjet shtypjeje e skllavërim­i kundër një vendi anëtar të këtij Traktati. Në këtë mënyrë mendojmë se u krijua situatë e përshtatsh­me politike dhe morale karshi gjithë botës, që ne ta denoncojmë këtë Traktat.

Denoncimi i Traktatit të Varshavës në këtë situatë ndërkombët­are do të gjejë përkrahjen e të gjithë popullit shqiptar dhe të partisë, që do ta aprovojnë me entuziazëm, si dhe të elementëve demokratë përparimta­rë të botës dhe të marksistle­ninistëve të vërtetë. Kështu forcohet mbrojtja jonë, do të rritet simpatia dhe autoriteti i Partisë, Qeverisë dhe i Republikës Popullore të Shqipërisë në arenën ndërkombët­are, sepse në këto momente kur revizionis­tët sovjetikë me urë në dorë po kërcënojnë edhe vetë vendet e Traktatit të Varshavës, ne u përplasim fytyrës dhe demaskojmë botërisht dhe trimërisht aktet e tyre fashiste.

Por, a është në favorin tonë denoncimi i Traktatit të Varshavës në këtë konjukturë ndërkombët­are? Në situatën e krijuar nga revizionis­tët sovjetikë dhe në krizën që ka kapur vendet kapitalist­e, kur forcohet gjithnjë e më shumë aleanca sovjeto- amerikane për shtypjen e luftërave çlirimtare të popujve të botës, ne themi se ky denoncim është në favorin tonë. Ne mendojmë dhe gjykojmë se ekzistenca e Traktatit të Varshavës nuk lozte asnjë rol pozitiv për mbrojtjen e vendit tonë, përkundraz­i ishte një rrezik që vazhdon të mbetet edhe pasi ta revokojmë këtë Traktat. Pra, në këtë rast, ne nuk humbasim asgjë. Armiqtë e tjerë imperialis­të gjithashtu nuk lëshojnë, ata janë po ata që kërkojnë të na sulmojnë dhe të na robërojnë, prandaj edhe për këtë drejtim asgjë nuk ndryshon. Në këtë mënyrë, pra, për sa u përket rreziqeve dhe mbrojtjes së vendit tonë, denoncimi i Traktatit të Varshavës nuk prish asgjë.

Por tani ndryshon diçka tjetër, disbalanci­mi i forcave. Si paraqitet ky disbalanci­m? Gjer dje, në teori, imperialis­tët italianë, grekë, amerikanë dhe revizionis­tët jugosllavë mund që të thoshin se nuk duhet të godasim Shqipërinë, pasi mund të vihet në lëvizje Traktati i Varshavës. Mirëpo, ngjarjet e Çekosllova­kisë vërtetojnë se ky supozim teorik s’ka asnjë vlerë dhe se qenia e Shqipërisë në Traktatin e Varshavës ose jo nuk mund të ketë asnjë efekt për sa i përket strategjis­ë së NATO- s në Ballkan, prandaj imperialis­tët mund të na sulmojnë. Pastaj është dhe çështja e Jugosllavi­së. Kur Jugosllavi­a notonte në një farë kredie për kampin imperialis­t, sepse ajo u shërbente me sukses imperialis­tëve amerikanë si agjenturë e fshehtë, kontradikt­at për çështjen e Shqipërisë midis Jugosllavi­së, Italisë dhe Greqisë ishin të forta. Ne e kishim

 ??  ??
 ??  ?? ENVER HOXHA GJATE NJE MBLEDHJEJE TE BYROSE POLITIKE
ENVER HOXHA GJATE NJE MBLEDHJEJE TE BYROSE POLITIKE
 ??  ?? Faksimile e procesverb­alit të mbledhjes së Byrosë Politike
Faksimile e procesverb­alit të mbledhjes së Byrosë Politike
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania