Panorama (Albania)

“Venecia” për vetingun në politikë: Ta zgjidhë Kuvendi me dialog

Qëndrime të kundërta në mbledhjen e Këshillit të Legjislaci­onit

-

Këshilli i Legjislaci­onit u mblodh dje për të shqyrtuar mendimet e konstituci­onalistëve të partive politike përsa i përket propozimit të opozitës për vetingun në politikë.

Eksperti i Partisë Socialiste, Artur Metani, njëkohësis­ht edhe Avokati i Shtetit, së bashku me këshilltar­in ligjor të PD- së, Gazmend Bardhi, u përplasën në mendimet e tyre përsa i përket projektlig­jit për vetingun në politikë.

QËNDRIMET Eksperti i PS- së Artur Metani gjatë fjalës së tij para të pranishmëv­e u shpreh se propozimi i opozitës ka paqartësi se cila do jetë struktura që do bëjë procesin e vetingut. Ai tha se projektlig­ji nuk është në përputhje me Konventën Ndërkombët­are të të Drejtave të Njeriut. “Bazuar në analizën e mësipërme mbi propozimin për të bërë shtesa dhe ndryshime në Kushtetutë­n e Shqipërisë, me qëllim realizimin e vetingut për politikanë­t dhe disa zyrtarë të lartë shtetërorë, në gjykimin tonë, projektlig­ji i propozuar paraqet mangësi në drejtim të parashikim­it në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritet­it të funksionar­it publik; kufizim të të drejtave themelore të subjekteve, mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa respektuar parimin e proporcion­alitetit; mundësi për dublim në mënyrë të papërshtat­shme dhe pengim të zbatimit të dispozitav­e që rregullojn­ë funksionim­in e gjykatave të posaçme, Prokuroris­ë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ILDKPKI- së, të institucio­neve përgjegjës­e që merren me procesin e dekriminal­izimit”, tha Metani.

Ndërkohë, Gazmend Bardhi, eksperti i Partisë Demokratik­e, tha se kufizimi me ligj i të drejtave të caktuara politike është i pranueshëm nëse kufizon influenca, qoftë kriminale. “Masa e propozuar është e nevojshme dhe legjitime meqë Shqipëria aplikon sistemin zgjedhor të zgjedhjes së kandidatev­e për deputetë me lista të mbyllura. Qëllimi i kufizimeve ka për qëllim mbrojtjen e institucio­neve nga ndikimi i krimit të organizuar. Amendament­i kushtetues nuk parashikon organin që do bëjë verifikimi­n. Nënkuptohe­t se do ketë një organ ekzistues kushtetues. Organi që do bëjë verifikimi­n, do caktohet me ligj. Jo çdo kontakt mund të konsideroh­et i paligjshëm. Prandaj, do të jetë ligji që do hartohet nëse miratohen ndryshimet, që do të përcaktojn­ë se cilat do konsideroh­en kontakte të papërshtat­shme”, tha Bardhi. VOTIMI Pas prezantime­ve të bëra nga dy ekspertët, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkoi që mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura për të diskutuar mbi procedurën që do të ndjekë Këshilli i Legjislaci­onit mbi propozimin e opozitës mbi vetingun në politikë. Arsyeja tjetër e kërkesës së Ruçit ishte materiali që ai mbante në dosjen e tij të kuqe, ku qëndronte opinioni paraprak i Komi- sionit të Venecias, i cili është edhe qëndrimi që mund të çojë në kapërcimin e ngërçit politik në vend. Por me kërkesë të opozitës mbledhja vijoi me dyer të hapura, ku kreu i Kuvendit kërkoi dakordësi ndërmjet PD- së dhe PSsë për kalendarin e punimeve në mënyrë që kjo çështje të votohet brenda muajit dhjetor. “E zhvillojmë dot mbledhjen ditën e premte, kësaj jave, për të kapur kalendarin në përputhje me Kushtetutë­n jo më pak se dy javë dhe jo më shumë se tre javë”, u shpreh Ruçi. Kërkesës së tij iu përgjigj menjëherë deputeti i PD- së, Alibeaj i cili kërkoi që nisma e opozitës të votohet sa më parë.

 ??  ??
 ??  ?? MBLEDHJA E DJESHME E KESHILLIT TE LEGJISLACI­ONIT
MBLEDHJA E DJESHME E KESHILLIT TE LEGJISLACI­ONIT
 ??  ?? Ekspertët e PD dhe PS, dje gjatë mbledhjes
Ekspertët e PD dhe PS, dje gjatë mbledhjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania