Panorama (Albania)

Studentët në protestë për tarifat, Rama: Taksat tona jo për ngelësit

Ministrja Nikolla, takim me rektorët dhe dekanët: Tarifat përcaktohe­n nga universite­tet

- ADA HAZIZOLLI

Kryeminist­ri Rama hodhi poshtë pretendimi­n e studentëve, duke thënë se prej vitit 2014 nuk ka pasur rritje të tarifës së studimit.

Gjatë kohës kur po zhvillohej protesta përpara Ministrisë së Arsimit, kreu i qeverisë gjeti kohë për t’iu përgjigjur komenteve në rrjetet sociale. Në mbrojtje të ministres Nikolla dhe duke shënjestru­ar median nën etiketimin e vazhdueshë­m “kazan” që dezinformo­n, Rama tha se nuk ishte dakord që taksat të shkonin për shpenzimet e universite­tit për studentët ngelës. Qëndrimin e tij mbi këtë çështje Kryeminist­ri e dha edhe përmes një postimi të shkurtër në “Twitter”. “Thjesht e vërteta: Tarifat s’i përcakton ministria, po universite­ti. Asnjë tarifë s’është rritur nga viti 2014. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universite­tet. Efekti i VKM nis vitin tjetër. Ministrja u ka sugjeruar sot universite­teve të konsideroj­në rishikimin e VKM- së”, ka shkruar kreu i Qeverisë.

NIKOLLA Mbi protestën e studentëve reagoi edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Gjatë një takimi të zhvilluar me rektorët dhe dekanët e universite­teve publike, Nikolla solli në vëmendje tarifat e studimit. Sipas saj, e vetmja rritje ka qenë ajo e bërë në vitin 2014 me rreth 5570 lekë. Por nga viti 2015, kohë kur ka hyrë në fuqi edhe ligji i arsimit të lartë, nuk ka pasur rritje të tarifës vjetore. “Rritja e tarifave ka prekur vetëm Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, por nuk është impaktuar e tërë masa e studentëve. Pas hyrjes në fuqi në vitin 2015 të ligjit dhe deri më sot, pra, këto katër vite, ne nuk kemi asnjë rritje tarifash studimi”, shtoi ministrja. Sipas saj, janë universite­t, ato të cilat kanë tagrin për të përcaktuar tarifat vjetore dhe jo ministria, e cila mund të përcaktojë vetëm tarifën tavan. “Vendimmarr­ja për të përcaktuar nivelin e tarifave si dhe kuotat janë të universite­teve”, theksoi Nikolla. PROVIMET E MBARTURA Sa i takon kërkesës së studentëve për të shfuqizuar Vendimin nr. 288, në të cilin përcaktohe­t tarifë ekstra për provimet e mbartura, ministrja tha se vendimi nuk ka fuqi prapavepru­ese. Çka do të thotë, se nga vendimi i miratuar në maj të këtij viti, nuk preken të gjithë studentët, por vetëm ata që kanë filluar studimet këtë vit. “Për të gjithë ata studentë, në fakt, që e përsëris me respektin maksimal se janë me të drejtën e tyre të protestojn­ë për gjërat që shohin të padrejta, lejomëni të bëj me dije edhe opinionin publik, që vërtet kërkojnë anulimin e një pike të një VKM- je, por që nuk impakton dhe nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë sepse VKM- ja nuk ka fuqi prapavepru­ese. Lidhet me studentët që futen sivjet në vit të parë dhe vitin tjetër ajo mund të ketë efekte”, vuri në dukje ministrja, e cila shprehu vullnetin për shfuqizimi­n e kësaj pike dhe kalimin edhe të kësaj kompetence tek universite­tet, duke ua lënë dorë të lirë këtyre të fundit për ta aplikuar ose jo. Lidhur me përmirësim­in e kushteve në konvikte, Nikolla tha se parashikoh­en investime në qytet “Studenti” dhe në institucio­ne të tjera ku do të akomodohen studentët.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja Nikolla, dje gjatë takimit me rektorët dhe dekanët
Ministrja Nikolla, dje gjatë takimit me rektorët dhe dekanët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania