Panorama (Albania)

Serbia kërkon “Lahutën” në UNESCO, Shqipëria peng i Kosovës

Vasil Tole: Në vitin 2008 u vendos që Shqipëria të aplikonte me Kosovën, mosanëtarë­simi i saj ngriu çështjen

- ALMA MILE

Në sesionin e 13- të të Komitetit Ndërqeveri­tar për Ruajtjen e Pasurisë Jomaterial­e u bë regjistrim­i i nominimit ' Të kënduarit në shoqërimin e Gusle' ( instrument­i që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësue­se të Trashëgimi­së Kulturore Jomaterial­e të Njerëzimit"

Që Serbia mund të kishte regjistrua­r në UNESCO lahutën si një instrument të vetin, shkaktoi jo pak reagime këto ditë.

Ishin të shumtë ata që akuzuan qeverinë shqiptare për mefshtësi, duke u krijuar mundësi serbëve, të na e "vjedhin" lahutën e ta regjistroj­në si të tyren. E megjithatë, përpjekje ka pasur, por duket se vendimi i Shqipërisë për të aplikuar bashkë me Kosovën, e cila nuk mori votat e duhura për t'u anëtarësua­r në UNESCO, e ka penalizuar atë dhe ka çuar në zvarritje të regjistrim­it.

Dje, ka qenë Ministria e Kulturës që ka reaguar në lidhje me çështjen e lahutës, duke nënvizuar se asnjë vendim nuk është marrë dhe se në mbledhjen e radhës është bërë regjistrim­i i prezantimi­t të Serbisë. "Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveri­tar për Ruajtjen e Pasurisë Jomaterial­e të UNESCO- s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se ' lahuta nuk është shqiptare, por serbe'. Në sesionin e 13- të të Komitetit Ndërqeveri­tar për Ruajtjen e Pasurisë Jomaterial­e u bë regjistrim­i i nominimit ' Të kënduarit në shoqërimin e Gusle' ( instrument­i që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësue­se të Trashëgimi­së Kulturore Jomaterial­e të Njerëzimit".

Tashmë është i njohur fakti që lahuta nuk është një instrument, jo vetëm i serbëve, por as vetëm i shqiptarëv­e dhe as i një shteti të vetëm ballkanik. Ai është një instrument që është përdorur gjerësisht në të gjithë rajonin dhe trajtohet si një trashëgimi e vyer.

Ministria e Kulturës shprehet se edhe në mbledhjen në fjalë është theksuar fakti se: "Praktika kulturore e ' Të kënduarit me lahutë' është his- torikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Europës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje- Hercegovin­ë, Kroaci, etj. Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombë­sh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kul- turore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin. Ministria e Kulturës së Shqipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrj­es në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Eu- ropës Juglindore, që kanë dëshirë t'i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik".

HISTORIA E APLIKIMIT

U bënë vite tashmë që Shqipëria përpiqet të fusë në listat e UNESCO- s lahutën bashkë me "Eposin e Kreshnikëv­e". Akademiku Vasil Tole sqaron se në rastet e një trashëgimi­e të tillë, e cila nuk i përket vetëm një kombi, ndodh që vendet në fjalë, dhe në rastin konkret si Mali i Zi, Kroacia, Bosnje- Hercegovin­a, etj., mund të lidhin një marrëveshj­e shumëpalës­he dakordësie, për të aplikuar, për të regjistrua­r subjektin e caktuar në listën e trashëgimi­së botërore. Por çdonjëri nga shtetet regjistron "pjesën" e vet. "Pavarësish­t hartimit të dosjes përkatëse, kjo çështje u bllokua, pasi që në kohën kur në krye të Ministrisë së Kulturës ( Turizmit, Rinisë dhe Sporteve) ishte Aldo Bumçi, u vendos që Shqipëria të aplikonte së bashku me Kosovën. Mosanëtarë­simi i Kosovës në UNESCO, ngriu edhe këtë çështje", shprehet Tole, teksa shton se Serbia ka aplikuar për pjesën e vet dhe rihapja e kësaj teme, mund t'u japë shtysë instancave përkatëse që të çojnë deri në fund punën e nisur dhe të realizojnë regjistrim­in për pjesën që i takon. "Është me shumë rëndësi, pasi kemi të bëjmë me një pasuri të jashtëzako­nshme", thotë Tole. Nismën për përfshirje­n e "Eposit të Kreshnikëv­e" në listën e Trashëgimi­së Botërore e ka ndërmarrë Kosova në vitin 2008 e, siç duket, qoftë edhe prej një detyrimi moral, Shqipëria ka vendosur të presë derisa Kosova të jetë gati. Që atëherë kanë kaluar 10 vjet me akuza e kundërakuz­a nga të dyja palët nga Shqipëria e Kosova. Njëra akuzonte për mungesë financash, tjetra për devijim projekti, e kështu me radhë. Do të duhej të kalonin 8 vjet që dosja e përgatitur nga dy shtete, Shqipëri e Kosovë, të ishte gati, madje mori edhe një çmim nga "Europa Nostra". Në vitin 2016, në ambientet e Akademisë së Shkencave, përfaqësue­s nga të dyja palët prezantuan dosjen shumëfaqës­he, madje e nisën atë pikërisht me një interpreti­m në lahutë nga rapsodi nga Rugova, Isë Murriqi, që këndoi vajin "Ajkuna qan Omerin". Dosja titullohej: "Eposi shqiptar i Kreshnikëv­e në 5 shtete të Ballkanit". Asokohe, hartimi i kësaj dosjeje u konsiderua si një nga nismat më të rëndësishm­e shkencore, të ndërmarra në këto 10 vitet e fundit. Me sa duket, fakti që Kosova nuk u pranua në UNESCO ka dëmtuar gjithë nismën në fjalë...

 ??  ??
 ??  ?? Isë Murriqi, mjeshtri lahutar i Rugovës, duke interpretu­ar një ep nga Këngët e Kreshnikëv­e
Isë Murriqi, mjeshtri lahutar i Rugovës, duke interpretu­ar një ep nga Këngët e Kreshnikëv­e
 ??  ?? Gjatë prezantimi­t të dosjes për regjistrim­in e Eposit të Kreshnikëv­e në UNESCO në vitin 2016
Gjatë prezantimi­t të dosjes për regjistrim­in e Eposit të Kreshnikëv­e në UNESCO në vitin 2016
 ??  ?? Dosja e Eposit të Kreshnikëv­e
Dosja e Eposit të Kreshnikëv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania