Panorama (Albania)

Opozita rikthehet në Kuvend pas dy muajsh

Deputetët e PD- LSI marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit

-

Mbledhja e djeshme e Këshillit të Legjislaci­onit riktheu opozitën në Parlament. Mbledhja ishte njoftuar nga shërbimet e Kuvendit, ku u prezantuan qëndrimet e palëve politike, përsa i përket nismës së opozitës për të ndryshuar Kushtetutë­n në mënyrë që të miratohet vetingu në politikë. Sipas Rregullore­s së Kuvendit, ndryshimet kushtetues­e shqyrtohen nga Këshilli i Legjislaci­onit së bashku me Komisionin e Ligjeve. Në mbledhjen e djeshme u rikthyen në Kuvend deputetët e opozitës, të cilët prej disa muajsh ishin në bojkot parlamenta­r. Konkretish­t, deputetët e Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimir, Oerd Bylykbashi si edhe deputetët e LSIsë, Nasip Naço, Edmond Haxhinasto dhe Silva Caka u rikthyen në Kuvend. Mbledhja e fundit e Këshillit të Legjislaci­onit u bë më 26 tetor, ku i pranishëm ishte vetëm deputeti i PD- së, Ervin Salianji. Që me fillimin e sesionit parlamenta­r në shtator, Partia Demokratik­e nisi bojkotin e saj parlamenta­r, duke shprehur qëndrimin se politika ka lidhje me botën e krimit. Për këtë, Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim propozuan një projektlig­j për ndryshime kushtetues­e, ku parashikoh­ej që edhe për politikanë­t të zhvillohet një proces vetingu njësoj si me gjyqtarët dhe prokurorët. Por Partia Socialiste nuk e futi menjëherë në shqyrtim kërkesën, duke u shprehur se për këtë çështje do të marrë mendimin e Komisionit të Venecias, pasi parashikoh­et ndryshimi i Kushtetutë­s. Pas kalimit të tre muajve pritet që kjo çështje të kalojë për votim në fund të dhjetorit, që përkon edhe me mbylljen e këtij sesioni parlamenta­r.

 ??  ?? Deputetët e opozitës, dje në Këshillin e Legjislaci­onit
Deputetët e opozitës, dje në Këshillin e Legjislaci­onit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania