Panorama (Albania)

Berisha: Hakmarrje e verbër raciste për ekzekutimi­n e Kaçifas

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha i sheh vrasjet e fundit të shtetasve shqiptarë të ndodhura në Greqi si hakmarrje për ngjarjen e ndodhur pak kohë më parë, kur një minoritar humbi jetën gjatë një përplasjej­e me Policinë. Berisha kujton se pas vrasjes së ekstremist­it grek Kostandin Kaçifas nga Policia shqiptare në Greqi, kanë nisur ekzekutime të shqiptarëv­e në disa zona të ndryshme të shtetit grek. Për ish- Kryeminist­rin, deri tani janë regjistrua­r 7 vrasje gjakftohta të bazuara në urrejtjen dhe racizmin primitiv ndaj shqiptarëv­e. "Pas vrasjes në shkëmbim zjarri nga Policia shqiptare të ekstremist­it grek nga Bularati, Kostandin Kaçifas, në vendin fqinj, në hakmarrje të verbër raciste e primitive, ka shpërthyer një serial vrasjesh të shqiptarëv­e në tërësi. Kështu, në një hark kohor prej pak javësh, janë ekzekutuar në zona dhe rrethana të ndryshme të Greqisë 7 shqiptarë, që të gjithë, përveç njërit, ekzekutime gjakftohta të bazuara në urrejtjen dhe racizmin primitiv ndaj shqiptarëv­e dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobi­e", shkruan Berisha në një reagim për ngjarjet e ndodhura në shtetin grek. Për të njëjtat shkaqe, Berisha beson se është kryer edhe vrasja e 18- vjeçarit shqiptar, Marios Isak, të ekzekutuar në Kavalla. "Në Kavalla u regjistrua viktima e 7- të, u gjet i vrarë një 18- vjeçar, djalë i një familjeje emigrantës­h shqiptare, anëtar i një ekipi lokal futbolli, për të cilin shkaku i vetëm, sipas mediave, mbetet racizmi", thekson ish- Kryeminist­ri. Berisha i ka bërë thirrje Komisionit të të drejtave të Njeriut të OKB, Këshillit të Europës, të reagojnë dhe të ndërhyjnë pranë autoritete­ve greke për një hetim të pavarur. "Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të mirëfillta raciste dhe i bëj thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut të OKB, Këshillit të Europës, Komisionit dhe Këshillit të Ministrave të BE, të ndërhyjnë pranë autoritete­ve greke për një hetim të pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutime­ve raciste të shqiptarëv­e në Greqi dhe të ushtrojnë të gjithë presionin e merituar ndaj autoritete­ve greke që këto akte kriminale të shëmtuara të ndëshkohen", thekson ish- Kryeminist­ri. Reagimi i Berishës erdhi menjëherë pas ngjarjes së raportuar në mediat greke, ku një 18- vjeçar i lindur dhe banues në Kavalla, Greqi, u qëllua me një plumb në gjoks, duke mbetur i vdekur në vend.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania