Panorama (Albania)

Vritet 18- vjeçari shqiptar në Greqi, viktima luante për një ekip të futbollit

Policia greke arreston një tjetër shqiptar. "Autori pranoi krimin, tha se e kishte qëlluar gabimisht shokun e tij"

- GREQI/ SHPRESA DINE

Vritet me armë zjarri një 18- vjeçar shqiptar në Greqi. Policia greke bëri të ditur se vrasja e të riut është kryer nga një bashkëkomb­ës i tij, duke përgënjesh­truar lajmin se i riu është ekzekutuar për çështje të karakterit etnik.

Marios Isak, me origjinë nga Leskoviku dhe që jetonte në Kavalla, u gjet i pajetë para hyrjes së një pallati në këtë qytet. 18- vjeçari u qëllua me pistoletë pas shpine. Pak metra larg trupit të tij, Policia gjeti dhe armën e krimit. Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 22: 00. Si autor të dyshuar Policia ka arrestuar një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për shokun e ngushtë të Marios, i cili gjatë marrjes në pyetje ka pranuar krimin. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga Policia greke, ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur pasi kanë kaluar disa orë së bashku në një prej lokaleve të zonës pranë vendit të ngjarjes. Pasi dolën së bashku nga lokali, vrasja ndodhi në një rrugicë. Ka shumë të ngjarë që ata janë grindur për arsye të panjohura. I dyshuari u mor në pyetje të mërkurën në mëngjes në Departamen­tin e Policisë Kavalla së bashku me miqtë e tjerë të viktimës. Policia greke raportoi për mediat vendase se autori ka thënë se nuk donte ta vriste Mariosin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar atë gabimisht. Fillimisht, mediat greke raportuan se vrasja mund të ishte me karakter etnik, duke iu referuar ngjarjeve të fundit me viktima shqiptarë në këtë shtet. "Tru- pi i 18- vjeçarit shqiptar u gjet pas orës 10: 00 me orën lokale, i shtrirë, i pajetë dhe i zhytur në një pellg gjaku. Ndërkohë, në një distancë të shkurtër u gjet edhe një nga predhat e armës", raportuan mediat greke. Madje, sipas mediave greke, viktima mbante në dorë një kartëmoned­hë 50 euro. Menjëherë trupi i viktimës u transferua në Spitalin e Kavallës, ku do t'i nënshtrohe­t edhe ekspertizë­s. "Babai i Marios është punëtor në ndërtim, ndërsa e ëma punon në një piceri. I riu ishte lojtar i një ekipi futbolli grek", shkruan "Kavalla News". Ai është rritur në Kavalla, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamen­tin e Policisë në Kavalla për të dëshmuar. Sipas informacio­neve të mediave greke, shqiptari aktivizohe­j me ekipin e futbollit të "Heracles". "Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim droge", raportojnë më tej mediat greke. Banorët rreth e rrotull theksuan se kishin dëgjuar të shtënat para se të gjendej trupi i tij në hyrjen e një pallati. Gjatë hetimeve nuk përjashtoh­et se dy të rinjtë të jenë konfliktua­r për pazare droge, ndonëse Policia nuk ka asnjë të dhënë konkrete rreth kësaj piste, veç faktit të shumës së parave të gjetura.

Marios Isak, me origjinë nga Leskoviku dhe që jetonte në Kavalla, u gjet i pajetë para hyrjes së një pallati në këtë qytet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania