Panorama (Albania)

Ambasadorj­a Hobdari: Vrasja e të riut shqiptar, sekret hetimor

-

Ambasadorj­a e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari, tha dje se shkaqet e vrasjes së të riut shqiptar në Kavalla mbeten sekret hetimor i Policisë greke. E kontaktuar në telefon, zonja Hobdari tha se deri tani, duke iu referuar dhe mediave greke, kemi të bëjmë me një autor shqiptar, shok i viktimës. Ambasadorj­a shtoi se oficeri i kontaktit i ambasadës sonë në Athinë ndodhet në Kavalla, në kontakt të afërt me autoritete­t greke. "Unë mund t'ju them se për vrasjen kanë shkruar dhe mediat greke, ' Protothema', që vrasësi është një shqiptar, shoku i tij i ngushtë. Oficeri ynë i kontaktit ka shkuar në Kavalla, po kontakton me autoritete­t, por nuk mund t'ju them më shumë, sepse përbën sekret hetimor". Keni kontakte me familjen e viktimës? "Kemi kontaktuar me familjen e të ndjerit, familjarët janë të shokuar nga kjo ngjarje dhe nga humbja e fëmijës së tyre. Kemi kontaktuar me të ëmën e të riut", u shpreh për gazetën "Panorama" ambasadorj­a jonë në Athinë. E pyetur për valën e vrasjeve të shqiptarëv­e në Greqi, ambasadorj­a Hobdari tha se ka pasur reagim dhe nga partitë politike në Greqi, duke filluar nga ajo e Kryeminist­rit Tsipras. Sipas saj, vrasja e shqiptarit në ishullin e Korfuzit kishte sfond racist. "Rasti i Korfuzit duket që është krim racist, edhe pse raporti i Policisë akoma nuk ka dalë. Politika greke ka reaguar, ka pasur një reagim të partisë së Kryeminist­rit Tsipras, SYRIZA dhe një parti e vogël në Parlament. Ndërsa vrasja në kufirin shqiptaro- grek ka qenë gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike. Ne jemi në kontakte me oficerët e Policisë sepse kjo është rruga institucio­nale që ndiqet në shkëmbimin e informacio­neve", u shpreh ambasadorj­a Hobdari. Pak ditë më parë, Petrit Zifle, 63 vjeç, u vra me çifte nga një anëtar i Agimit të Artë. 44- vjeçari i Agimit të Artë, Dhimitris Kuris, pasi e ka vrarë shqiptarin, e ka hedhur në një kanal në Dragotina, ndërsa është arrestuar 5 ditë pas ngjarjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania