Panorama (Albania)

Studentët në protestë: Të ulen tarifat e shkollimit

"Të anulohet vendimi për tarifimin e provimeve të mbartura"

-

Bojkot mësimit, protestë dhe katër kërkesa në adresë të Ministrisë së Arsimit.

Dhjetëra studentë të Universite­tit të Tiranës dhe Politeknik­ut janë bërë bashkë dje duke kërkuar ulje të tarifave të shkollimit, anulimin e vendimit numër 288, në të cilin parashikoh­et tarifë për provimet e mbartura, shlyerje të detyrimit vjetor nëpërmjet skemës së pagesës me këste, konkretish­t, në janar dhe qershor pa cenuar sezonin e provimeve, si edhe përmirësim­in e kushteve në konvikte. Janë këto kërkesat kryesore të studentëve drejtuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Për afro 6 orë ata kanë qëndruar përpara godinës së Ministrisë, në rrugën e Durrësit, duke ripërsërit­ur thirrjen se nuk do të largoheshi­n prej aty pa marrë zgjidhje konkrete nga ana e ministres. Edhe pse kishin paralajmër­uar se nuk do të ishte një protestë e dhunshme, në drejtim të godinës u hodhën stilolapsa dhe vezë. Protesta e studentëve solli edhe bllokimin e rrugës për disa orë, duke detyruar uniformat blu të devijonin qarkullimi­n e automjetev­e në akse dytësore.

PROTESTA "Ulni tarifat, "Kjo është vjedhje, shpërdorim, dhunë që ushtrohet mbi çdo student". "Paguajmë tarifat më të larta në Europë", "Studentët e bashkuar kanë për të fituar". Ishin këto disa nga thirrjet që shoqëruan protestën e djeshme të studentëve. Që në nisje ata kërkuan takim me ministren Nikolla. Në përgjigje të kërkesës së tyre, doli zv. ministrja Besa Shahini, e cila kërkoi një përfaqësi të studentëve për t'u takuar me ministren. Por studentët e refuzuan në mënyrë kategorike këtë. Ata thanë se nuk do të ulen të negociojnë dhe se presin zgjidhje për secilën nga kërkesat e tyre. E gjendur në këto kushte, Shahini kërkoi nga studentët që të dorëzojnë në Ministri listën me kërkesat që ato kanë, gjë për të cilën u dakordësua­n edhe studentët. Ata listuan kërkesat, duke nisur nga ulja e tarifave të shkollimit, pagesa e tarifës me dy këste deri edhe tek anulimi i vendimit për të mos u tarifuar për provimet e mbartura si edhe përmirësim­i i kushteve në konvikte.

QËNDRIMI Qëndrimi që ministrja Nikolla mbajti përkundrej­t kërkesave të tyre nuk i bindi studentët që të tërhiqen nga protesta. Ata paralajmër­uan se edhe sot do të jenë përpara Ministrisë, duke paralajmër­uar se nuk do të tërhiqen pa marrë zgjidhje. "Nesër në orën 8: 00 të mëngjesit, studentët e të gjitha universite­teve publike do të bojkotojnë sërish mësimin, duke u grumbullua­r në oborret e fakultetev­e përkatëse për të marshuar drejt Minis- trisë së Arsimit. Në orën 10: 00 protestojm­ë përpara Ministrisë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave", thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale. Protestës së djeshme iu bashkuan edhe studentët në universite­tin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania