Panorama (Albania)

Basha: O studentë, mos u dorëzoni, e keqja mundet kur jemi bashkë

- Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje studentëve të mos dorëzohen në protestën e tyre kundër tarifave të vendosura nga qeveria. Nga protesta e banorëve të "Astirit", Basha apeloi që të gjithë protestues­it të jenë bashkë për të arritur rezultat në kauzat e tyre. "Unë kam një mesazh sot për protestues­it e Unazës, jo vetëm për banorët, por për të gjithë ata që janë bashkuar sonte dhe që nesër do të jenë edhe më shumë se sot, për studentët dhe të tjerët, që kështu së bashku beteja do të fitohet. Mos u dorëzoni ju, o të rinj, mos u dorëzoni o studentë, siç nuk dorëzohen këta banorë, siç nuk dorëzohen këta familjarë. Mos u dorëzoni sepse e vetmja mënyrë për të keqen që të vazhdojë t'ju mbajë peng është t'ju ndajë e t'ju përçajë, demoralizo­jë, e t'ju trajtojë individual­isht. Të gjithë së bashku jeni më të fortë. Të gjithë shqiptarët së bashku jemi më të fortë dhe do të triumfojmë mbi të keqen. Çelësi vetëm është që të qëndrojmë të bashkuar dhe të qëndrojmë fuqimisht kundër vjedhjes, kundër vjedhjes tek Unaza e Re, kundër vjedhjes me tarifat për studentët, kundër vjedhjes te Bulevardi i Ri, kundër vjedhjes në Shkozë, anembanë kundër vjedhjes që është projekti i vetëm që Edi Rama ka për ju", tha Basha. Kreu i opozitës akuzoi Kryeminist­rin Rama dhe kryebashki­akun Veliaj se po bëjnë gjithçka për të përçarë protestën e banorëve të "Astirit", të cilët janë kundër projektit të Unazës së Re, pa u zgjidhur më parë çështja e dëmshpërbl­imeve. "Rama e Veliaj kanë bërë gjithçka për t'i përçarë, për t'i dekurajuar, demoralizu­ar, për t'i shantazhua­r, për t'i blerë, për t'i joshur, por për mbi të gjitha për t'i përçarë. Por, në fakt, nuk janë përçarë sepse e dinë mirë që kjo betejë nuk mund të luftohet secili për veten e vet, por të gjithë së bashku për fatin tonë të përbashkët dhe sot me një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët, të cilët janë ngritur kundër zhvatjes së xhepave të tyre me gjobat dhe tarifat abuzive për provimet dhe për kërkesat e drejta në raport me tarifat universita­re dhe kushtet në universite­te në tërësi", deklaroi kreu i PD- së. Basha e cilësoi edhe njëherë projektin e Unazës së Re si një vjedhje skandaloze, nga e cila do të përfitojë drejtpërdr­ejt Kryeminist­ri Rama. Por duke parë protestat e nisura, Basha u shpreh i bindur se vetëm të bashkuar shqiptarët do t'ia dalin të sprapsin të keqen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania