Panorama (Albania)

PROJEKTLIG­JI “PËR MBROJTJEN SOCIALE”

-

Neni 11 Pagesa e ndihmës ekonomike

1. Ndihma ekonomike është një pagesë e kufizuar në kohë, që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, për kategoritë e përcaktuar­a në nenin 6 të këtij ligji. Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike bëhet sipas përcaktime­ve me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 12 Pagesa e aftësisë së kufizuar

1. Pagesa për personat me aftësi të kufizuar jepet çdo muaj për këta individë dhe për ndihmësit personalë tyre, në masën e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. 2. Përfituesv­e, të klasifikua­r me Vendim të Komisionit në grupet e Aftësisë së Kufizuar, u ndërpritet pagesa pas 48 muajve punësimi. Procedurat në rastet e rikthimit në skemën e përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave.

KRITERET DHE PROCEDURA E PËRFITIMIT NGA PROGRAMET E MBROJTJES SOCIALE Neni 14 Përfitimi dhe përjashtim­i nga ndihma ekonomike

1. Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet dhe individët në nevojë, është e plotë. Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet ose individët që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftues­hme nga programe të mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera. 2. Përjashtoh­en nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtëmuj­ore, familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme: a) Kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes që jetojnë në të njëjtën strehë, kur nuk krijohet një kurorë e re, me përjashtim të rastit vajzë- nënë; b) Nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda afateve të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave; c) Refuzon verifikimi­n e situatës social- ekonomike në familje; ç) Fsheh informacio­nin apo kryen deklarim të rremë; d) Nuk paraqiten për deklarim dhe/ ose nuk deklarojnë ndryshimet e situatës social- ekonomike çdo tre muaj pranë administra­torit shoqëror; dh) Refuzojnë përfshirje­n në kurset e formimit profesiona­l anëtarët në moshë aktive pune të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike, sipas përcaktime­ve të legjislaci­onit në fuqi për nxitjen e punësimit; e) Nuk rezultojnë punëkërkue­s të papunë pranë zyrave të punës, të punësuar apo të vetëpunësu­ar pranë strukturav­e të tatimeve, anëtarët që janë në moshë aktive pune, të aftë për punë, sipas përcaktime­ve të legjislaci­onit në fuqi për nxitjen e punësimit. Përjashtoh­en nga ky detyrim anëtarët e familjeve në zonat rurale, që zotërojnë ose jo tokë bujqësore në pronësi/ përdorim, apo familjeve që kanë anëtarë në moshë aktive pune, që ndjekin arsimin e mesëm apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç. 3. Përjashtoh­en nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë njëvjeçare familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre qoftë edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme: a) është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat e përshtatsh­me për punë të zyrave të punës, sipas përcaktime­ve të legjislaci­onit në fuqi për nxitjen e punësimit; b) punësohen dhe ndërpresin marrëdhëni­et e punës pa shkaqe të arsyeshme, me përjashtim të rasteve kur zgjidhja e kontratës bëhet nga ana e punëdhënës­it; c) gjatë verifikimi­t social- ekonomik rezultojnë me të ardhura dhe kushte shumë të mira social- ekonomike;

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania