Panorama (Albania)

Korrupsion­i në Hipotekë, arrestohet ish- drejtori

Në pranga dhe këshilltar­ja e LSI- së në bashki, Arsidesa Hysi

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Katër punonjës të Zyrës Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Patundshme në Korçë dhe një person tjetër që kryente rolin e sekserit kanë përfunduar në pranga për korrupsion.

Të arrestuari­t akuzohen se kanë falsifikua­r dokumentac­ionin për pajisjen e qytetarëve me certifikat­a pronësie. Në pranga kanë përfunduar ish- drejtori i Hipotekës, Leftjon Bardho, Ersild Gorari, çifti i bashkëshor­tëve Arsidesa Hysi dhe Erjon Arif si edhe Andrea Zallëmi. Këta persona janë ndaluar nga Policia e Korçës pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për caktimin e masës "arrest me burg". Ish- drejtori i Hipotekës, Leftjon Bardho, regjistrue­sja Arsidesa Hysi dhe bashkëshor­ti i saj, Erion Arif, i cili ka punuar më parë në Hipotekë si edhe Ersild Gorari po ish- punonjës i Hipotekës dyshohet se në bashkëpuni­m me 65- vjeçarin Andrea Zallëmi kanë ndërhyrë në dokumentet e pronësisë, duke përfituar nga detyra dhe në këmbim kanë marrë shuma të konsiderue­shme parash. Arsiedesa Hysi përveçse regjistrue­se në Hipotekën e Korçë mban edhe pozicionin e anëtares së Këshillit të Bashkisë Korçë si përfaqësue­se e Lëvizjes Socialiste për Integrim. "Specialist­ët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimi­n e urdhrit të Prokuroris­ë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ndalimin e shtetasve: L. B, 33 vjeç, banues në Korçë, ( me detyrë ish- Drejtor në ZVRPP Korçë). E. G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, ( ish- punonjës në ZVRPP Korçë) A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, ( me detyrë regjistrue­se në ZVRPP Korçë), E. A, 36 vjeç, banues në Korçë,( ish- punonjës në ZVRPP Korçë) dhe A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë. Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë "Arrest me burg" pasi në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, dyshohet se iu kanë marrë qytetarëve sasi lekësh, duke u përpiluar dokumente fiktive për regjistrim pasurish, të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikat­ës së pronësisë", bëhet e ditur nga Policia. Tashmë, do të jetë Prokuroria e Korçës ajo që do të kryejë hetimet e mëtejshme për dërgimin e dosjes në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.

 ??  ?? Erjon Arifi dhe Arsidesa Hysi
Erjon Arifi dhe Arsidesa Hysi
 ??  ?? Leftjon Bardho, ish- kreu i Hipotekës
Leftjon Bardho, ish- kreu i Hipotekës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania