Panorama (Albania)

Biznesmeni ndërtoi 10 kate pa leje, përfundon në spital

-

Biznesmeni Bardhok Planaj, i cili u arrestua se ndërtoi pallat 10- katësh me vlerë 2 milionë euro pa leje, është transferua­r nga dhomat e paraburgim­it në Spitalin e Shkodrës. Burime të Policisë bënë të ditur se Planaj është ankuar për probleme shëndetëso­re dhe menjëherë është kryer edhe transferim­i i tij në reanimacio­n. Nuk konfirmohe­t saktësisht nëse biznesmeni ka ndonjë diagnozë specifike, çka ka ndikuar që ai të mos e përballojë dot ambientin e paraburgim­it. Por, burime nga spitali thanë se ai është ankuar se nuk ndihej mirë në dhomat e paraburgim­it. Duke i parapritë ndonjë problemi të mundshëm me zemrën, është marrë vendimi që ai të dërgohet në spital dhe të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Policia e Shkodrës, pas një hetimi disamujor, arrestoi më datën 3 dhjetor 44- vjeçarin Bardhok Planaj. Sipas njoftimit që dha Policia, arrestimi i tij ka ardhur për shkak se ka ndërtuar një pallat me 10 kate pa leje. Përveç kësaj, ndërtesa me vlerë 2 milionë euro dyshohet se është financuar nga paratë që mund të kenë ardhur si rrjedhojë e aktiviteti­t kriminal që ka kryer ky shtetas më parë. Lëshimi i urdhrit të arrestimit të tij nga Gjykata e Shkodrës është bërë për tri veprat penale: "Pastrimi i produkteve të veprës penale", "Falsifikim­i i vulave, stampave ose formularëv­e" dhe "Ndërtim pa leje". Prokuroria, në bashkëpuni­m me Policinë, prej disa muajsh kishin nisur hetime për 44- vjeçarin, i cili tri vite më parë ishte pjesë edhe e debateve politike në vend, pasi i shpëtoi arrestimit në vitin 2015 duke u fshehur në makinën e ish- deputetit Mark Frroku. Përveç kësaj, në fund të vitit 2014, biznesmeni u shpall në kërkim për sasinë rekord të lëndës narkotike prej 800 kg kanabis sativa të kapur në Lagunën e Vilunit në Lezhë, që kishte si destinacio­n Malin e Zi.

Ndërtesa e ngritur pa leje mësohet se gjendet në lagjen "Rus". Pallati është vendosur në sekuestro, pasi përveçse është ndërtim i paligjshëm, dyshohet se është ndërtuar me para që kanë ardhur nga trafiku u drogës. Ndërtimi është kryer nga firma e Planajt "Old- B", të cilën e pezulloi përkohësis­ht pasi u shpall në kërkim dhe e riaktivizo­i disa muaj më pas, kur arriti të dilte si person i papërfshir­ë në drogën e kapur në Lagunën e Vilunit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania