Panorama (Albania)

Aksidentet, Policia Rrugore përgatitet për masa të ashpra

Plani për festat e fundvitit, kontrolle me radarë dhe drager për të parandalua­r ngjarjet rrugore

- ETLEVA DELIA

Muaji dhjetor, kryesisht pjesa e dytë e tij, çdo vit ka sjellë problemati­ka sa i përket trafikut të rënduar dhe aksidentev­e që vijnë si pasojë e pijes, por edhe mosrespekt­imit të rregullave të qarkullimi­t rrugor.

Shitimi i numrit të automjetev­e në muajin e festave sjell ngarkesë në këtë periudhë të vitit, kryesisht në kryeqytet e për këtë arsye Policia Rrugore e Tiranës pritet që të nisë zbatimin e një plani masash, që synon kryesisht parandalim­in e aksidentev­e. Burime nga Policia thanë se paralajmër­ohen masa të ashpra për ata që nuk respektojn­ë rregullat e qarkullimi­t, kryesisht për ata që i japin makinës nën efektin e alkoolit dhe ata që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara. Policia thotë se në këtë drejtim do të ketë tolerancë zero. Një plan i ngjashëm masash u zbatua edhe gjatë muajit nëntor dhe rezultoi pozitiv sa i përket parandalim­it të aksidentev­e. Gjatë muajit që kaloi, në territorin e Tiranës nuk ndodhi asnjë aksident me pasojë vdekjen. Kontrollet me radarë në autostradë, por edhe prova e testit të alkoolit me drager në rrugët kryesore të kryeqyteti­t, pati një impakt pozitiv në këtë drejtim. Duke krahasuar statistika­t me nëntorin e vitit 2017, ku humbën jetën 11 persona në aksidentet automobili­stike, një muaj i mbyllur pa viktima këtë vit, shihet si një sukses në punën e Policisë Rrugore të Tiranës.

MASAT Gjatë fundjavës së kaluar, Policia Rrugore e Tiranës vijoi kontrollet për rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore. Në njoftimin zyrtar, Policia veçonte rastin e një vajze 23- vjeçare, nga Tirana, së cilës iu hoq patenta pasi udhëtonte me 154 km/ h në rrugën interurban­e Tiranë - Durrës, matur me radar në një largësi prej 436.6 metra. "Gjate dy netëve, në orët e vona të natës, në harkun ko- hor 21: 00 - 01: 00, janë konstatuar raste të shumta të shpejtësis­ë deri në 2- fish mbi limitet. E nga këto raste, përqindja e drejtuesve meshkuj dhe drejtuesev­e femra ishte pothuaj e barabartë. Shpejtësi që varionin nga 140 km/ h deri në 178 km/ h", tha zyrtarisht Policia. Ndërsa mësohet se përgjatë këtyre dy netëve janë pezulluar 39 leje drejtimi. Veç kontrollev­e me radarë, Policia Rrugore e Tiranës, ka vijuar edhe kontrollet me drager për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, apo më keq akoma, në gjendje të dehur, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesv­e të rrugës. Policia ka veçuar rastin e një 36- vjeçari me inicialet A. M., i cili u arrestua pasi u konstatua me drager duke drejtuar mjetin në gjendje të de- hur në masën 0.76 mg/ l testi i parë dhe 0.68 mg/ l. Përveç tij, edhe 3 drejtues të tjerë u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, si dhe u pezulluan 13 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. "Alkooli në timon sjell shumë probleme. Mos drejto mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, por përdor mjetet e transporti­t publik", u bën thirrje Policia drejtuesve të automjetev­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania