Panorama (Albania)

"Babalja", Apeli lë në burg Fredi Alizotin, detyrim paraqitje për Olldashin

-

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Apelit të Tiranës u zhvillua seanca gjyqësore për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi, të hetuar për "Kallëzim të rremë" për audio- përgjimin "Babale". Gjykata e Apelit Tiranë, konfirmoi masën e sigurisë "Arrest në burg" për Fredi Alizotin dhe "Detyrim paraqitje" për gazetarin Jetmir Olldashi, deri në fund të hetimeve. Hetimet për dosjen e njohur si "Babalja" u kryen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda muajt e parë, pasi veç "Kallëzimit të rremë", hetimet ishin duke u kryer edhe për "Trafikim të lëndëve narkotike". Çështja tashmë është ndarë dhe hetimet për kallëzimin e rremë i kaluan akuzës së kryeqyteti­t për kompetencë. Në seancën e djeshme, Fredi Alizoti kërkoi një masë më të butë, për shkak të kushteve të tij familjare. Kujtojmë se në seancën e parë gjyqësore për masën e sigurisë së tij, avokati i Alizotit ka thënë se klienti i tij duhet të ishte i lirë për shkak të një fatkeqësie familjare, siç është humbja e babait. Gazetari Jetmir Olldashi pretendoi se ndaj tij nuk duhet të ketë një masë sigurie për sa kohë ai ka kryer detyrën e tij si gazetar. Gjithashtu, mësohet se Albert Veliu, ose i njohur gjerësisht si "Babalja, nuk e ka apeluar masën e sigurisë "Arrest në burg", të cilën Gjykata e Shkallës së Parë e ka dhënë në mungesë. Kujtojmë se Veliu tashmë ndodhet në statusin e azilkërkue­sit në Kosovë, ku Gjykata e Prishtinës rrëzoi kërkesën e Prokuroris­ë për prangosjen e tij dhe më pas ekstradimi­n. Sipas Gjykatës, do të pritet një herë përgjigja për pranimin ose jo të kërkesës për azil dhe më pas, do të procedohet me veprime të tjera, kjo, pasi nëse pranohet kërkesa, nuk mund të bëhet ekstradimi i tij. Kujtojmë se që prej pranverës së këtij viti, çështja "Babale" ka kaluar mes diskutimes­h, pasi, sipas PD- së, në audio- përgjimin e publikuar, ishte vëllai i tashmë ish- ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, i cili diskutonte në lidhje me një sasi lënde narkotike. Më pas, gazetari Jetmir Olldashi mori përsipër se kishte qenë ai që ka bërë regjistrim­in, por nuk ka qenë i pranishëm, ndërkohë ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij për "Kallëzim të rremë". Nga hetimet e kryera nga Prokuroria për Krimet e Rënda, shtetasi Fredi Elmaz Alizoti është shoqëruar në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Pas komunikimi­t me sallën operative të kësaj Drejtorie, po në këtë datë, Fredi Alizoti ka qenë në përgjim për nevoja të hetimeve, me vendimin e prokurorit të datës 22.05.2018, të vleftësuar me vendimin e Gjykatës Nr. 457 datë 24.05.2018, pra, disa ditë para se të komunikont­e me sallën operative të Policisë Fier dhe të pyetej nga Prokuroria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania