Panorama (Albania)

I mori 1500 euro në këmbim të një mjeti, kapet i dënuari për mashtrim

-

VLORE- Policia e Vlorës arrestoi dje një person të kërkuar, i cili ishte i dënuar me burg për veprën penale të mashtrimit. Sipas Policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet R. A., 34 vjeç, banues në Vlorë. Ai është dënuar me 8 muaj burg, pasi një qytetar e ka denoncuar se i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti. Por, si përfundim, denoncuesi nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë e tij mbrapsht. Fillimisht, ai ka tentuar të negociojë privatisht me qëllim që të merrte paratë që i kishte dhënë, por 34- vjeçari R. A. i jepte premtime se herë do t'i kthente paratë e herë do t'i jepte makinën, derisa më pas ka shkëputur kontaktet duke mbyllur edhe numrin e telefonit. Pasi ka kuptuar se ishte mashtruar, i dëmtuari me inicialet K. K. i është drejtuar Policisë së Vlorës. Ai ka shpjeguar para inspektorë­ve se kishte rënë dakord me 34vjeçarin që t'i jepte një makinë kundrejt vlerës së 1500 eurove. Por pasi kishte marrë paratë, ai nuk ia ka dhënë makinën që priste. Pas shumë tentativas­h dhe kur ka kuptuar se gjithçka kishte qenë vetëm një mashtrim, ai ka vendosur t'i drejtohet Policisë dhe të kryejë denoncimin. "Kapet dhe ndalohet për ' Mashtrim' shtetasi R. A., 34 vjeç, ban- ues në Vlorë. Seksioni për Krimet pranë Komisariat­it të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi me qëllim ekzekutimi­n e vendimit nr. 288, datë 30.07.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 8 ( tetë) muaj burgim për veprën penale ' Mashtrimi', parashikua­r nga neni 143/ 1 i Kodit Penal. Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi K. K, më datë 27.07.2017, shtetasi R. A., i ka marrë një shumë parash prej 1500 eurosh në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi K. K nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë", bëri të ditur Policia. Sipas të dhënave të Policisë, i riu ka qenë i arrestuar edhe më parë nga Policia për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e". Pas arrestimit, ai është dërguar në burg për të kryer dënimin që ka marrë nga Gjykata për veprën e mashtrimit.

Ai është dënuar me 8 muaj burg, pasi një qytetar e ka denoncuar se i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti. Por, si përfundim, denoncuesi nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë e tij mbrapsht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania