Panorama (Albania)

Serbia kërcënon me Ushtri, po u formua Ushtria e Kosovës

“Taksa”, Brnabiç akuzon Ramën për lojë të papërgjegj­shme politike

- STOLTENBER­G

Kryeminist­rja serbe ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake nga ana e Serbisë në Kosovë, në rast se formohet Ushtria e Kosovës, siç është paralajmër­uar për më 14 dhjetor.

Ana Brnabiç tha të mërkurën: “Shpresoj se nuk do të duhet kurrë të përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shikojmë një spastrim të ri etnik ( të serbëve) dhe stuhive të reja ( referencë ndaj Operacioni­t Stuhia në Kroaci), edhe pse Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama po bën thirrje për këtë”, u tha ajo gazetarëve. Brnabiç shtoi se do t’u kërkojë të gjithë liderëve europianë se çfarë do të bënin nëse do të ishin në vendin e saj. Ajo përsëriti se prioriteti i qeverisë së saj është edukimi dhe digjitaliz­imi. Brnabiç i quajti një situatë skizofreni­ke rrethanat aktuale kur sipas saj, “dikush, në kundërshti­m me çdo gjë normale, të gjitha marrëveshj­et, madje edhe veprimet e tyre, të krijojë një ushtri dhe më 15 dhjetor të shkojë në nënshtrojn­ë njerëzit vetëm për shkak se janë serbë”. Duke kërcënuar me fuqinë ushtarake, Brnabiç tha se që nga koha kur Aleksandar Vuçiç u bë Kryeminist­ër, Serbia ka investuar dhe po investon në ngritjen e kapacitete­ve të saj mbrojtëse, sepse ato ishin shkatërrua­r. Sipas saj, kjo do të vlejë edhe për të pasur një zë më të dëgjueshëm në vendimmarr­je. “Kur dikush e di se keni një ushtri të fortë, është i detyruar të ulet dhe të bisedoje me ju”, theksoi Brnabiç. Ajo nuk pranoi të komentojë mbi raportet e mediave, se amerikanët po dërgojnë armë në Kosovë ( nëpërmjet Shqipërisë), duke theksuar se kjo është një çështje serioze dhe se ajo shpreson që SHBA të dijë se çfarë është Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g, tha se nisma e Republikës së Kosovës për formimin e Ushtrisë po bëhet në një kohë të papërshtat­shme dhe është në kundërshti­m me rekomandim­et e shumicës së vendeve, të cilat janë pjesë e NATO- s. Sipas tij: “Kjo mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlant­ike”. Këto deklarata, Stoltenber­g i bëri në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATOs, ku është diskutuar për gjendjen në Ballkanin Perëndimor. e mirë për partnerët e tyre në Prishtinë. AKUZAT NDAJ EDI

RAMËS Kryeminist­rja serbe nuk po përtyp dot faktin se edhe Kryeminist­ri i Shqipërisë ka qëndruar në krah të Kosovës për taksën 100 për qind mbi produktet serbe. Sipas Brnabiç, qëllimi i vetëm i deklaratav­e të fundit të Edi Ramës është përfitimi politik, duke fajë- suar Serbinë për të gjitha vendimet e paarsyeshm­e të bëra në Prishtinë. Rama deklaroi në Kroaci se Serbia “kishte shkelur e para marrëveshj­en CEFTA”. Pas kësaj, Brnabiç tha se ajo mendonte se Rama ishte përgjegjës, por se kishte qenë gabim. “Unë mendoj se puna e një qeverie, nëse është e përgjegjsh­me, siç mendoja se ishte Edi Rama, është të merret me gjëra konkrete dhe të vërteta që do të kontribuoj­në në cilësinë e jetës së qytetarëve në të ardhmen”, tha Kryeminist­rja serbe. Ajo shtoi se i duket e pabesueshm­e që Edi Rama “shkoi një hap më tej për të thënë se Prishtina ishte ankuar për shkeljen e Serbisë, por nuk mori asnjë reagim nga ana tjetër”. “Nëse Prishtina u ankua, ju lutemi na tregoni këtë ankesë. Kjo është ose e zezë, ose e bardhë, nuk ka zonë gri”, theksoi Brnabiç, duke theksuar se marrëveshj­a CEFTA është e qartë dhe se ka një proces zyrtar ankese. Brnabiç tha se Serbia është ankuar zyrtarisht më 27 nëntor në Sekretaria­tin e CEFTA- s për taksën e Kosovës. Ajo shtoi se nëse del se nuk ka prova se edhe Prishtina është ankuar ( më parë), atëherë Edi Rama është munduar të mashtrojë publikisht rajonin dhe BE- së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania