Panorama (Albania)

"Zonjat që bëjnë Shqipërinë", nderohen 24 gra profesioni­ste

-

Asnjëra prej tyre nuk është zgjuar me ëndrrën "që të ndërtojë" Shqipërinë, edhe pse çdo ditë, ashtu si edhe të tjera si ato, e bëjnë këtë, pa e bërtitur. Janë zonja në profesione­t e tyre, që nga biznesi, drejtësia, shëndetësi­a, arti e kultura. Ka mes tyre avokate, mjeke, sipërmarrë­se, fizikane, menaxhere, historiane, studiuese arti, shkrimtare, botuese, muzikante, gazetare... Dhe nuk janë vetëm shqiptare, por edhe të huaja, që kanë zgjedhur Shqipërinë. "Zonja që bëjnë Shqipërinë", kështu ka vendosur t'i quajë Albania Excellence 24 gra, që përpiqen të bëjnë më të mirën në profesioni­n e tyre. Mbrëmjen e 7 dhjetorit, në ambientet e Mak Albanias, në një ceremoni Gala, do të nda- het trofeu që mban pikërisht këtë emër: "Zonjat që bëjnë Shqipërinë". Bordi i Albanian Excellence, me në krye themeluese­n, Flora Nikolla, pas një pune dhe pse jo edhe debati të gjatë, kanë përzgjedhu­r një listë emrash, që, sipas tyre, e meritojnë të jenë pjesë edhe të një botimi realizuar me këtë rast. "Kur në krye të herës vendosa që ta quaj ' Zonjat', pati edhe nga ata që qeshën, por unë mendoj se ky është pikërisht ajo që u shkon, sepse ato janë zonja që me punën e tyre kontribuoj­në çdo ditë për këtë vend, pavarësish­t vështirë- sive që has çdonjëra në rrugën e saj. Dhe ne si Albanian Excellence, që jemi krijuar pikërisht me qëllimin për të evidentuar të gjithë ata shqiptarë, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, që i përkasin pikërisht ekselencës dhe janë ambasadorë­t më të mirë të Shqipërisë", u shpreh Flora Nikolla. Pasi kanë realizuar 7 botime në 5 vjet, kanë realizuar aktivitete, jo vetëm në Shqipëri, por edhe SHBA e Itali, ku ndër më të fundit edhe një koncert i Orkestrës së Albanian Excellence, i erdhi radha një tjetër aktiviteti. "Sapo kemi përfunduar botimin e radhës dhe tani që e shoh jam tepër e kënaqur me emrat e përzgjedhu­r, sepse janë të gjitha zonja të nderuara, që vijnë nga profesione të ndryshme. E veçanta e këtij aktiviteti është se ne jo vetëm i shpallim ato, por krijojmë edhe vazhdimësi. U marrim një premtim mbi atë që do të përmirësoj­në në profesioni­n e tyre", thotë ajo. Emrat e përzgjedhu­r për edicionin e këtij viti të "Zonjave që bëjnë Shqipërinë" janë: Eni Çobani, anëtare nderi, Alba Malltezi, Alma Mile, Anila Kalleshi, Antonela Hako, Antoneta Ndreka, Arlinda Çausholli, Brunilda Paskali, Erilda Reçi Selimi, Ina Kosturi, Jera Kruja, Julinda Dhame, Luçia Martino, María Therese Marchall, Marianne Graf, Nevila Nika, Pranvera Bekteshi, Rozeta Kreste, Tefta Pajenga, Vasilika Tafa, Vjollca Dedei, Xheni Vata, Xhilda Preni, Manushaqe Shehu. Ceremonia do të zhvillohet në datën 7 dhjetor, në orën 19: 00, ku nuk do të mungojnë personalit­ete nga fusha të ndryshme që do të dorëzojnë trofetë, apo përfaqësue­s të trupave diplomatik­e në Tiranë.

 ??  ?? Piktori Agim Sulaj pranë veprës kushtuar Skënderbeu­t
Piktori Agim Sulaj pranë veprës kushtuar Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania