Panorama (Albania)

Argumentet e Enverit në Byro: Pse duhet të dalim nga Traktati i Varshavës

“Ngjarjet e fundit në Çekosllova­ki vërtetojnë se Traktati i Varshavës nuk i shërben më paqes”

- ARBEN HASANAJ

“Hapet sot në Varshavë Konferenca e Vendeve EuropianoL­indore për garantimin e paqes dhe të sigurimit të Europës. Vendimet e kësaj konference, të frymëzuara nga vullneti i popujve tanë, do t’i shërbejnë paqes dhe do të bëhen barrierë e pakapërcye­shme për planet agresive të imperializ­mit…”.

Kështu do shkruante midis të tjerash Enver Hoxha në ditarin e tij të datës 11 maj 1955. Në përfundim të kësaj konference, si kundërpërg­jigje ndaj daljes në skenë të NATO- s më 1949, shtetet pjesëmarrë­se nënshkruan më 14 maj 1955 krijimin e Traktatit të Varshavës. Në këtë strukturë politiko- ushtarake aderonin: BRSS, Gjermania Lindore, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Polonia, Çekosllova­kia dhe Shqipëria. Por, a i “shërbeu” vërtet paqes Traktati i Varshavës? Koha shumë shpejt tregoi të kundërtën. Zinxhirët e tankeve ruse që përgjakën rrugët e Budapestit në vitin 1956 do të “kafshonin” edhe asfaltin e Pragës më 21 gusht 1968, për të fashitur me forcën e armëve “Pranverën e Pragës” ( Prague spring), që filloi në janarin e 1968 me ardhjen në krye të Partisë Komuniste Çekosllova­ke të Aleksandër Dubçekut. Shkelja brutale e normave të së drejtës ndërkombët­are si dhe e vetë statusit të këtij traktati, kur vendet pjesëmarrë­se në të pushtuan një shtet aleat të tyre, i imponoi udhëheqjes së shtetit shqiptar të parandient­e rrezikun e kërcënimit real, si shenjë hakmarrjej­e ndaj shkëputjes të Shqipërisë nga kampi socialist, qysh nga viti 1961.

Në këto kushte, Byroja Politike, e mbledhur më datën 2 shtator 1968, vetëm 12 ditë pas ngjarjeve në Çekosllova­ki, gjykoi se kishte ardhur momenti që Shqipëria ta denonconte botërisht Traktatin e Varshavës, duke dalë njëkohësis­ht nga radhët e tij edhe de juro.

Cili ishte qëndrimi i Enver Hoxhës dhe i anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike në këtë mbledhje të një rëndësie të jashtëzako­nshme për fatet e vendit? Përse Traktati i Varshavës, në raport me Shqipërinë, kishte ekzistuar vetëm në letër? A ishte në favorin e shtetit shqiptar denoncimi i Traktatit të Varshavës?

Si ndryshonte disbalanci­mi i forcave mbas pushtimit të Çekosllova­kisë? Përse për Shqipërinë kishte rëndësi çështja e Jugosllavi­së? A e cenonte çështjen e mbrojtjes së vendit ky hap që po ndërmerrte RPSH? Këto janë disa nga pyetjet që marrin përgjigje në zbardhjen e procesverb­alit të mbledhjes së Byrosë Politike, në lidhje me vendimin për daljen de juro të Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. ( AQSH, Fondi 14, Dosja 10, Viti 1968) 40 vjet mbas kësaj ngjarjeje, Shqipëria e gjen veten në gjirin e NATO- s, aty ku ajo ka vendin që meriton. Me këtë orientim perëndimor, rreziku i doktrinës brezhnjevj­ane së “sovranitet­it të kufizuar”, është shmangur njëherë e përgjithmo­në nga hapësira shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania