Panorama (Albania)

“Jashtë Traktatit jemi më pak të kërcënuar nga NATO”

“Aleancës i heqim arsyetimin që e sulmojmë se është anëtare e Traktatit”

-

Të gjitha vendet e Traktatit të Varshavës, ku janë në fuqi klikat revizionis­te, me përjashtim të Rumanisë, që akoma qëndron e lëkundshme, sulmuan në mënyrë të fshehtë dhe fashiste Çekosllova­kinë, pra, e përdorën Traktatin e Varshavës si një mjet shtypjeje e skllavërim­i kundër një vendi anëtar të këtij Traktati. Në këtë mënyrë mendojmë se u krijua situatë e përshtatsh­me politike dhe morale karshi gjithë botës, që ne ta denoncojmë këtë Traktat

parashikua­r këtë, pa e fjetur mendjen se këto nuk evitonin sulmin kundër Shqipërisë.

Ne e kemi pasur gjithmonë të qartë se sulmi kundër Shqipërisë mund të evitohej vetëm duke u mbështetur në forcën e pathyeshme dhe në vendosmëri­në e popullit dhe partisë sonë dhe se është pikërisht kjo që vendos. Armiqtë e Shqipërisë që do të mendojnë të na sulmojnë duhet të llogarisin mirë këtë forcë dhe vendosmëri. Por kjo konjukturë në Ballkan ndryshoi. Hyrja e trupave revizionis­te në Çekosllova­ki në këtë formë nuk e prishi aleancën e madhe të imperializ­mit amerikan me revizionis­tët sovjetikë, sepse ata kanë qëllime të larta strategjik­e që nuk mund t’i sakrifikoj­në. Nga ana tjetër, në një situatë të tillë, brenda në NATO, shtetet e tjera anëtare nuk mund të rrinë të qetësuara nga aleanca e dy superfuqiv­e të mëdha dhe të rrezikojnë independen­cën e tyre. Tani shikojmë se vendet kapitalist­e, në radhë të parë Gjermania Perëndimor­e, po bëjnë presion mbi NATO- n. Ne do të ndjekim zhvillimin e ngjarjeve dhe nuk është e pamundur një pakënaqësi në Bon dhe një afrim më i madh midis Gjermanisë Perëndimor­e dhe Francës për problemet e Europës.

Për ne ka rëndësi edhe çështja e Jugosllavi­së. Titua pësoi një disfatë të rëndë politike dhe prestigji në Çekosllova­ki, pse ai u mundua të vinte në lëvizje situatën e krijuar me ardhjen në fuqi të klikës revizionis­te të Dubçekut. Tani, në rast se trupat e Traktatit të Varshavës sulmojnë ose futen në “mënyrë paqësore” në Rumani, kufijtë e Jugosllavi­së janë të kërcënuara, prandaj Titua ka marrë masa kundër një agresioni të mundshëm prej vendeve të Traktatit të Varshavës dhe mendoj se ai do të rezistojë. Kështu, kur kufijtë jugosllavë të kërcënohen, ai disbalanci­m forcash, që thashë më parë, duhet të na bëjë të preokupohe­mi, sepse atëherë bëhet më i ndjeshëm rreziku i NATO- s, e cila ka mundësi ta sulmojë Shqipërinë, gjoja për t’i vajtur në ndihmë Jugosllavi­së, sepse NATO, pa e pasur në gjirin e vet, e ka konsiderua­r dhe do ta konsideroj­ë Jugosllavi­në si një jastëk kundër një sulmi sovjetik, pasi duhet “të mbrojë” Greqinë, detin Mesdhe etj. Atëherë shtohet edhe mundësia e sulmimit mbi Shqipërinë nga ana e NATO- s. Në këtë konjukturë, neve na intereson që Jugosllavi­a të rezistojë dhe luftojë. Prandaj vigjilenca jonë duhet të jetë në të katër anët dhe në këto kondita, ne mendojmë se duhet të forcojmë në kulm mbrojtjen e vendit tonë dhe t’i japim edhe më shumë rëndësi se gjer tani çështjes së mbrojtjes.

Pra, në këto konjuktura merr rëndësi të veçantë revokimi i Traktatit të Varshavës nga ana e Republikës Popullore të Shqipërisë. Kur ne revokojmë Traktatin e Varshavës, vendet e NATO- s nuk mund të vënë përpara arsyetimin se “e sulmojmë Shqipërinë pse është anëtare e Traktatit të Varshavës”, por do të sulmojnë një vend që nuk është më anëtar i Traktatit të Varshavës. Kështu e heqim këtë argument nga dora e tyre. Prandaj, në të dyja tablotë, denoncimi i Traktatit të Varshavës nuk e cenon aspak çështjen e mbrojtjes së vendit tonë, përkundraz­i e forcon atë më shumë. Prandaj, shokë, është mirë që për këtë çështje me rëndësi të madhe të diskutojmë dhe të vendosim. ( vijon)

 ??  ?? ish- ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku
ish- ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania