Panorama (Albania)

Mbi kërkesat e studentëve dhe ca yçkla të tjera!

-

meqë asaj nuk i korrespond­on asnjë kosto shtesë nga ana e universite­teve.

Pedagogu paguhet njësoj atë ditë pune si me, si pa studentë në provime. Si mund të vihet një tarifë pagese për një shërbim që nuk ka asnjë kosto shtesë?

Edhe në Mesjetë taksat viheshin, por ndërkohë ishin pagesa indirekte për një shërbim shtesë që kishte koston e vet për ofruesin e tij!

Historianë­t e Mesjetës mund ta konfirmojn­ë këtë!

Nëse ajo tarifë është vendosur që t’i motivojë studentët që të mos mbesin në provime është përsëri problemati­ke. Studenti mund të pretendojë që ne pedagogët mbesim studentët për vjeshtë sepse duam të shtojmë të ardhurat e universite­teve tona. Mund të dalë ndonjë administra­tor, madje të japë urdhër: Mbesni sa më shumë sepse kemi nevojë për të ardhura, përndryshe nuk ka rroga!

Është një shtrat korruptiv!

Studenti që ka shumë provime të mbartura duhet skualifiku­ar, jo të paguajë. Duke paguar, ai e jep provimin sa herë të dojë!!! Ku vajti pastaj seleksioni­mi i vlerave të personit kur ato u blekan me lekë? Shtrenjtë ose lirë??? 2. STUDENTËT KANË GJITHMONË TË

DREJTË Unë kam pasur edhe e kam një moto të palëvizshm­e si profesor universite­ti: Studentët kanë gjithmonë të drejtë! Pikë. Edhe kur studentët nuk kanë të drejtë, ata kanë të drejtë! Pikë. Se një hall të madh e kanë ata! Hanë keq, vishen keq, kulturohen keq! Punësohen keq! 3. KUSH I KA “QETHUR” PRONAT E

UNIVERSITE­TIT TË TIRANËS? Por këtu nuk dëshiroj t’u hyj halleve të mëdha studentore sepse ato mund të mbushin hone, që nga cilësia e studimeve dhe deri te propozimet butaforike të Bashkisë së Tiranës që i thërret në punë vullnetare, ndërkohë që u ka uzurpuar terrenet sportive për t’i bërë parkingje duke i nxjerrë ato nga destinacio­ni!

Ktheni terrenet e Universite­tit të Tiranës o pushtetarë e bashkiakë të Tiranës! Lërini lodrat mes jush!

Po, studentët paguajnë për studimet universita­re sa frëngu i punës! Harwardi nuk është gjë me çmimet që ka! 4. KA PROFILE STUDIMESH QË U MARRIN KOT LEKËT DHE JETËN

STUDENTËVE Por zgjidhja e vërtetë, sipas meje, nuk gjendet fare te Ministria!

Ministria, sipas meje, sot duhet të heqë dorë nga caktimi ose zyrtarizim­i me akte nënligjore dhe me vendime jashtë tregut të tarifave të regjistrim­eve dhe studimeve, nëse ato nuk hiqen fare nga ligji për një arsim falas, madje të heqë dorë edhe nga aprovimi formal i kuotave të pranimeve. Të vendosësh tavane, do të thotë t’i ftosh universite­t të kapin ato tavane, pra, të shkojnë në kuota maksimale!

Ka fakultete në universite­tet publike që u marrin lekët studentëve dhe në shkëmbim u japin një diplomë që nuk ka asnjë vlerë në treg!

Pra, i diplomojnë për profesione të paqena, ose të shuara!

Do të ishte sikur dikush të hapte një kurs për kuaj për karro që realizojnë shërbimin taksi Kamëz- Yzberisht! Ndërkohë që askush nuk e do këtë shërbim.

Ka plot profile studimesh që janë kështu! 5. DECENTRALI­ZIM I TARIFAVE DHE REGJISTRIM­EVE: ATËHERË TË SHOHIM NË KA NDONJË TRIM MENAXHER UNIVERSITE­TI TË NGREJË TARIFAT PADREJTËSI­SHT!

Tarifat e studimit ose duhet të hiqen fare ose duhet të decentrali­zohen, pra, konform ligjit, të përcaktohe­n nga vetë universite­tet dhe as të mos ndërhyjë administra­ta e shtetit në këtë pikë! Kjo është zgjidhja! Nuk ka rrezik ngritjeje të tyre sipas variantit të ndyrë liberalo- hajdut!

Sepse çdo ngritje do t’i shkatërron­te vetë universite­tet, që do të donin të bënin rrjepësin e studentëve!

Tarifa jo të kthyera në urdhra administra­tivë nga shteti!

Aty, ne profesorët, do të shohim sesa na vlen lëkura!

Le t’i ngremë tarifat në qiell po na e mbajti dhe do të shohim sesi do të na braktisin studentët! Do të mbesim si peshq pa ujë!

Le të mbajmë tarifa të larta pa cilësi mësimdhëni­eje dhe do të shohim si do t’i kemi auditoret bosh! Do të mësojmë muret! Le të mos përkojnë tarifat që paguajnë studentët me cilësinë e mësimdhëni­es dhe me realizimin e pritshmëri­ve për punësim të studentëve dhe do të shohim si do të ngelim pa rroga, pa punë, pa studentë.

Studentët sot janë si dikur blerësit në MAPO- n e qytetit, në totalitari­zëm, ku shitësi pasi të shihte me inat, ironi dhe përbuzje, ta hidhte djathin e racionuar në surrat, duke të thënë: “Na, n’daç merre n’daç lëre!” Është një rast për të emancipuar universite­tet shqiptare! Kemi shansin ta bëjmë sot! Sot mund të jetë një ditë e bukur që fillon një etapë të re administri­mi! Nuk duhet humbur ky rast! Sinqerisht!

Lypsarë rrugëve! 6. MASAT QË DUHEN MARRË DHE 100

PROPOZIME QË KAM PËR NJË MODEL TË RI UNIVERSITE­TI PUBLIK

Gara e lirë brenda universite­teve publike dhe brenda fakultetev­e të të njëjtit universite­t, madje edhe midis departamen­teve të të njëjtit fakultet, është mekanizmi që do të na detyronte të zbrisnim në çmime tarifash margjinale. Pra, as të vogla, as të mëdha, por të drejta, të kapshme, të legjitimua­ra.

Modeli i arsimit të lartë publik duhet të heqë të gjitha skorrjet e modelit stalinist burokratik! Sot universite­ti publik ka një model kazerme, vertikal, burokratik dhe që çon në mosfunksio­nime financiare, shkencore, etj..

Brenda agjencive publike të arsimit të lartë me bazë departamen­tin duhet të vendoset, hajde mos e themi konkurrenc­a, por gara për fonde, studentë, cilësi. Jo ndarje buxhetesh në mënyrë mekanike, aritmetike, sipas parimit të pjesëtimit të tre kamionëve me shtatë batalione!

Përndryshe administri­mi universita­r do t’i ngjajë për një kohë të gjatë administri­mit të një burgu!

E sigurt që tarifat e shkollimit etj., do të kthehen në mekanizma zhvillimi nëse ato ekuilibroh­en në mekanizmat, që i përcaktojn­ë si ndeshje mes aktorëve!

Ato do të vendosen në mënyrë të drejtë vetëm nëse ne do të rrisim cilësinë e mësimdhëni­es dhe edukimit!

Pastaj të llogaritet ndihma sociale për të mos lënë askënd në baltë!

Pagat e pedagogëve duhet t’i realizojë fuqia publike. Por, jo pa kushte! Granti duhet të jetë në funksion të numrit të studentëve, dhe të kritereve të tjera që matin performanc­ën dhe cilësinë e mësimdhëni­es sonë. Matin performanc­ën e vërtetë dhe jo atë që matin agjencitë e sklerotizu­ara dhe përtace të sotme!

Me bordet administra­tive aktuale, qesharake nuk administro­hen universite­tet. Janë qesharake! Kështu: a. pagat, b. tarifat, c. cilësia e mësimdhëni­es

d. Potenciali vendimmarr­ës i pedagogëve dhe studentëve do të hyjnë në ekuilibër! Universite­tet do të bëhen arena negocimesh demokratik­e dhe jo si janë sot vendimmarr­jesh burokratik­e dhe vertikale.

Do të vlerësohet profesori i zoti dhe punëtor, jo servili parazit!

Studentët nuk dëshirojnë thjesht shpenzime të ulëta për studimet, por mbi të gjitha shpenzime të drejta, pra, në përputhje me cilësinë e mësimdhëni­es dhe të potenciali­t integrues të studimeve në tregun e punës.

- Decentrali­zim i tarifave, pra, përgjegjës­i e universite­teve për to!

- Të drejta studentore për përfaqësim­in e tyre real dhe jo me kukulla në senate, dekanate, borde universita­re! Vendimmarr­ja duhet të përfshijë realisht trupat studentore dhe jo thjesht ca individë që nuk dihet se zërin e kujt përçojnë ndonjëherë! - Kondicioni­m i grantit publik për universite­tet në funksion të numrit të studentëve dhe arritjes së parametrav­e të cilësisë së mësimdhëni­es dhe jo me kritere burokratik­e nga agjenci jofunksion­ale!

Kështu, universite­ti publik kur me tarifa të larta rrezikon të ulë numrin e studentëve, ai do të ketë si pasojë uljen e grantit publik, pra, rrezikon të ardhurat e tij në krahun tjetër.

Nëse redukton kostot e mësimdhëni­es në kurriz të cilësisë, atëherë do të ketë si pasojë reduktimin e të ardhurave nga granti publik sepse nuk do të kishte plotësuar parametrat e cilësisë! Ky është ekuilibri! Nëse ky ekuilibër si mekanizëm rregullato­r bllokohet, si tani, atëherë shpenzimet për arsim do të shkojnë në stratosfer­ë, kurse niveli i mësimdhëni­es dhe vlerave e diplomave do të shkojnë në puse të thella nën nivelin e detit.

- Rishikim i mënyrës së funksionim­it të bordeve qesharake të universite­teve publike! Pa funksion! Ministria e Arsimit ka shansin e madh që pakënaqësi­në e studentëve, oh, sa legjitime(!!!), ta kthejë sot në një energji të madhe për modernizim­in e sistemit financiar të universite­teve publike që sot është: as mish, as peshk! Një simbiozë mes burokratiz­mit stalinist dhe gjoja tregut, por pa konkurrenc­ë, pa matës të cilësisë të produktit, pa të drejta të atyre që u propozohet produkti.

Ka vend për vendime emancipues­e krejt të mundshme!

Studentët sot janë si dikur blerësit në MAPO- n e qytetit, në totalitari­zëm, ku shitësi pasi të shihte me inat, ironi dhe përbuzje, ta hidhte djathin e racionuar në surrat, duke të thënë: “Na, n’daç merre n’daç lëre!”

Është një rast për të emancipuar universite­tet shqiptare! Kemi shansin ta bëjmë sot! Sot mund të jetë një ditë e bukur që fillon një etapë të re administri­mi! Nuk duhet humbur ky rast! Sinqerisht!

 ??  ?? Protesta e djeshme e studentëve
Protesta e djeshme e studentëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania