Panorama (Albania)

Hysaj te Çelsi, ja plani për transferim­in në janar

-

Mauricio Sarri është i fiksuar me Elseid Hysajn. Ky tashmë është një fakt dhe ish- trajneri i Empolit dhe Napolit kërkon ta ketë në ekip edhe te Çelsi. Insistimi në verë nuk u finalizua, por nga Anglia transmetoh­en të dhëna se do të ketë një sulm të skuadrës së Sarrit në janar. Për këtë ka edhe arsye, por edhe mënyra sesi mund të bëhet e mundur.

SHPEJTIMI

Vetë Çelsi është duke nxituar për shërbimet e shqiptarit, për shkak se po mbahet nën monitorim nga UEFA për shkelje të transferim­eve të lojtarëve nën 18 vjeç. Kjo bën që të rrezikojnë edhe bllokim të merkatos në muajin qershor. Për këtë, drejtuesit londinezë janë të prirë që të përballojn­ë edhe klauzolën prej 50 milionë eurosh dhe të gjejnë zgjidhje për bllokadën e Napolit për mostransfe­rim të futbollist­ëve nga Sarri. Shqiptari shihet si alternativ­ë cilësore për të djathtën e prapavijës dhe trajneri i bluve të Londrës është i gatshëm që të përbal- lojë çdo kosto të mundshme. Lajmi është bërë me dije nga "Talksport radio", e cila ka vijuar më tej me një të dhënë se londinezët janë të gatshëm që edhe të lejojnë shqiptarin si huazim te Napoli deri në qershor, por vetëm të kenë të drejtën e kartonit të tij. Në sajtet e tifozëve londinezë, votimet në internet tregojnë mbështetje për shqiptarin mbi masën 85% se Hysaj do të jetë një goditje e suksesshme.

LARGIMI

Në Itali ka qenë vetë menaxheri i shqiptarit, që ka komentuar dje të ardhmen e tij. Mario Xhiufredi ka lënë të hapur mundësinë e transferim­it të mbrojtësit nga Napoli që në merkaton e janarit. "Nuk përjashtoh­et që Hysaj të largohet në janar apo edhe në qershor. Gjithçka do të ndodhë në komunikim me klubin e Napolit dhe do të ndërmarrim një vendim. Me të mund të nënshkruaj­më edhe marrëveshj­en e rinovimit, duke bërë të mundur heqjen e klauzolës", është shprehur Xhiufredi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania