Panorama (Albania)

Shqiptari gol e asist ndaj Kaçes, Inter prezanton talentet kuqezinj

-

Fiorin Durmishaj merr shumë superlativ­a në Greqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka mbushur titujt e mediave greke për hapin e madh të karrierës që është duke hedhur.

"Durmishaj drejt Olimpiakos­it", kështu hapeshin mediat kryesore greke. Mirëpo, së fundmi, ai është bashkuar edhe me skuadrën e ushtrisë greke në një ndeshje miqësore me homologët holandezë.

TRANSFERIM­I

Olimpiakos është duke përgatitur rinovimet e skuadrës. Teksa ka bërë gati emrat që do t'i rrëmbejë që në muajin janar në skuadër, ka hedhur piketimet edhe për merkaton e verës. Mediat kryesore sportive në Greqi kanë bërë me dije se drejtuesit e Olimpiakos­it, përveçse kanë nisur bisedimet zyrtare me klubin e Panionisit, kanë kontaktuar edhe me vetë sulmuesin shqiptar dhe agjentin e tij. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një akord paraprak mes të gjitha palëve. Nga sa bëhet me dije, bomberi kuqezi shihet si një nga elementët e së ardhmes për Olimpiakos­in, i cili jo vetëm do të shpërthejë me të, por më tej të sjellë edhe shumë të ardhura në rast shitjeje në të ardhmen. Bomberi ka fituar shumë vëmendje me paraqitjet e tij të deritanish­me në Greqi, teksa në 12 ndeshje ka shënuar katër gola në kampionat dhe është bërë shpeshherë protagonis­t pozitiv me asiste në gola të rëndësishë­m për ekipin.

USHTRIA

Shërbimi ushtarak është ende i detyrueshë­m në Greqi për shtetasit që zotërojnë pasaportën helene dhe që jetojnë në territorin e shtetit grek. Një prej atyre që duhet ta kryejë këtë shërbim është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Fiorin

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një fushatë ku po seleksiono­hen të gjithë futbollist­ët shqiptarë që luajnë në shtetet fqinjë si Greqi, Itali, etj., për të parë dhe evidentuar elementët cilësorë për Kombëtaret e moshave. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Interit lajmëron se 3 futbollist­ët me origjinë shqiptare si Riad Krasniqi ( sulmues, datëlindja 2001), Antonio Vishaj ( mesfushor, datëlindja 2005) dhe Samuele Kasa ( mesfushor, datëlindja 2005) do të jenë të përfshirë në seleksioni­min e kuqezinjve.

Greqi - Të shumtë janë futbollist­ët shqiptarë që aktivizohe­n të kampionati­n grek, por jo të gjithë janë të njohur për publikun e gjerë. Një ndër ta është edhe Kevin Hysi. Mesfushori 23- vjeçar, i cili aktivizohe­t me ekipin e Ierapetra, ka shënuar gol në portën e Panathinai­kosit të Ergys Kaçes në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Greqisë, si dhe ka qenë protagonis­t në golin tjetër me asist në ndeshjen që përfundoi në barazim 2- 2. Në minutën e 25- të, pas një harkimi nga e djathta, futbollist­i shqiptar nuk ka falur nga brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë. Edhe pse Ierapetra militon në kategoritë e ulëta greke, e ka vënë në vështirësi Panathinai­kosin duke i marrë një barazim historik në transfertë. Durmishaj. Ky i fundit, i cili në fundjavë shënoi një gol të bukur me ekipin e tij, dy ditë më parë është bërë pjesë e një takimi miqësor mes ushtrisë helene dhe asaj holandeze. Shqiptari është futur si zëvendësue­s në minutën e 55- të, në këtë takim që ka përfunduar 2- 0 në favor të ushtarëve helenë. Për shkak të shërbimit ushtarak, Durmishaj nuk iu bashkua thirrjes nga Kristian Panuçi në grumbullim­in e fundit të Kombëtares për takimet kundër Skocisë dhe Uellsit, pasi nuk mund të dilte nga territori i shtetit grek pa një leje speciale të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania