Panorama (Albania)

Karriera e Canës në dokumentar, Kryeminist­ri Rama: Frymëzim

-

Lojtari shqiptar i AEK- ut, Astrid Ajdareviç, ka dhënë një intervistë për "Gazzetta. gr" ku komenton vendimet e Dimitris Melisanidi­s, për zgjidhjen e kontratës së tij dhe arsyen se përse AEK ka lënë disa pikë. "AEK është një klub i madh dhe unik dhe ishte një nder për mua që të vishja këtë fanellë. Është një nga klubet më të mira që kam luajtur dhe unë i kujtoj gjithmonë momentet e mira. Nga njëra anë jam i trishtuar të largohem, sepse në këto dy vite kam bërë lojëra të mira, e kam dashur vendin dhe ekipin. Nga ana tjetër, ndërsa po luaja në fillim, arrita deri në pikën që të ndihmoja aq sa të mundesha. Nuk ka problem, gjëra që ndodhin. Në vende si Greqia ka shumë gjëra të çmendura që ju nuk mund t'i gjeni në Belgjikë, Angli ose Suedi. Unë nuk jam një foshnjë, unë mund të pranoj kritika dhe njerëzit ishin të zemëruar, ka pasur tensione siç thashë, por nuk ka problem", tha Hajdareviç.

Lorik Cana do jetë si model frymëzimi tanimë që karriera e tij është formësuar edhe në një film dokumentar. Kryeminist­ri Edi Rama ka qenë i ftuar në mbrëmjen e organizuar me rastin e premierës së filmit autobiogra­fik të kapitenit legjendar të Kombëtares. Një punim i gazetarit Andi Deçka ka bërë bashkë figura të politikës dhe sportit si në Shqipëri edhe në Kosovë.

Lorik Cana - Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, foli në premierën e filmit autobiogra­fik. "Do flas shkurtimis­ht për projektin e filmit. Nuk ka qenë absolutish­t në planet e mia. Andi Deçka më tha që kishte dëshirë. Më ka thënë ' nuk jam regjisori më i mirë'. Ka qenë njeriu i duhur për të treguar gjërat brenda këtij rrugëtimi. Ka bërë një punë të jashtëzako­nshme. Jam shumë i kënaqur. Faleminder­it Andi!", ka deklaruar ndër të tjera Cana në fjalimin e tij.

Kryeminist­ri Rama - "Jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit. Për të qenë krenar për atë se kush janë dhe nga vijnë. Loriku ka mundur të luajë me kombëtaren e Francës, me të Zvicrës apo mund të zgjidhte dhe një kombëtare nga Lindja e Mesme. Por ai e kishte ëndërr të zgjidhte Shqipërinë. Kjo është më shumë se nga ana sportive. Jo rastësisht lidhet fanella kuqezi me interesin për historinë e shqiptarëv­e. Loriku do jetë një nga shembujt në sport që provojnë se një ëndërr që e shikon me sy hapur, njeriu mund ta arrijë. Unë duhet ta mbyll duke i thënë babait të Lorikut që po të mos ishte nëna, nuk do ta kishe bërë dot Lorikun futbollist", u shpreh Rama, fjalimi i të cilit ka bërë që nëna e Canës të shpërthejë në lot.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania