Panorama (Albania)

PER ÇDO KATEGORI Pensionet me KEMP, si do përfitohen me ligjin e ri

Zbardhen ndryshimet në ligjin për mbrojtjen sociale. Si ndryshojnë përfitimet nga pensionet me KEMP te pagesa e aftësisë së kufizuar. Afatet e reja

-

Përjashtim nga skema për të paktën 6 muaj për ato familje, të cilat nuk do të tërheqin në datën e caktuar pagesën e ndihmës ekonomike.

Ky penalitete­t do të rëndojë edhe mbi ata, të cilët bëjnë deklarim të rremë apo edhe nuk rezultojnë si punëkërkue­s në zyrat e punës. Përmes një draftligji të ri, Ministria e Shëndetësi­së ka ndryshuar kriteret dhe procedurat për të përfituar ndihmën ekonomike si edhe ka ashpërsuar masat për abuzuesit. Gazeta zbardh sot projektlig­jin “Për mbrojtjen sociale”, në të cilin janë përcaktuar edhe kushtet e pagesës për personat me aftësi të kufizuar. PAGESA PËR PAK Në draftin e ri hiqet kufizimi i vendosur me katër vite. Për ta sqaruar, aktualisht personat që trajtohen me KEMP kanë të drejtë të punësohen, por deri në katër mund të marrin edhe rrogën, edhe pagesën nga shteti. Pas 4 viteve, kjo pagesë ndërpritej, duke vënë në dyzim këta persona nëse duhet të vazhdonin të punonin apo të përfitonin KEMP- in. Kjo sillte nga ana tjetër edhe informalit­et, pasi duke i vënë përballë një zgjedhjeje, shumë prej tyre vijojnë të punojnë, por në të zezë. Me ligjin e ri, ky kufizim hiqet. “Pagesa e aftësisë së kufizuar garantohet si një e drejtë, e cila nuk preket edhe në rastet e punësimit të personit me aftësi të kufizuar, ndërkohë që në ligjin e mëparshëm kjo e drejtë garantohej si një pagesë e kufizuar në kohë deri në 4 vjet”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin. Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë invalidët e punës, paraplegji­kët dhe tetraplegj­ikët, personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me Vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë si edhe ata me vendim të Komisionit Shumëdisip­linor të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar. NDIHMA EKONOMIKE

Ndërkohë, siç edhe ishte paralajmër­uar më herët ndihma ekonomike do të jetë një pagesë e kufizuar në kohë, çka do të thotë se nuk do të përfitohet gjithmonë, por veç për një periudhë të caktuar deri sa familja të jetë në kushtet për t’ia dalë pa mbështetje. “Ky kufizim kohor do të synojë integrimin në jetën shoqërore të familjeve në skemën e ndihmës nëpërmjet programeve të nxitjes së punësimit, me qëllim që kjo skemë të mos përdoret si mekanizëm përfitimi që mund të çojë në papunësi të zgjatur të anëtarëve të familjeve në skemën e ndihmës eko- nomike dhe për ta kthyer këtë në një skemë aktive”, thuhet më tej në relacion, në të cilin përcaktohe­t po ashtu se masa e përfitimit do të jetë e plotë për familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pamjaftues­hme nga programet e mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera. “Skema e re e ndihmës ekonomike nuk ka kri- tere përjashtue­se nga aplikimi për ndihmë ekonomike, çdokush mund të aplikojë përmes një procedure të thjeshtuar dhe pa dokumentac­ion të tepërt”. Aktualisht, asistenca shkon deri në 8 mijë lekë të rinj në muaj. Shumë mujore që do të përfitojë çdo familje që do të përcaktohe­t përmes një formule pikëzimi, e cila do të miratohet nga Ministria e Shëndetësi­së. Në draft përcaktohe­t po ashtu pagesë shtesë për fëmijët që janë në shkollë si edhe fëmijët e vaksinuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania