Panorama (Albania)

Vritet futbollist­i 18- vjeçar shqiptar në Greqi, reagon ambasadorj­a në Athinë: Rasti i Korfuzit krim racist

MINISTRIA E JASHTME REAGON PER KATER VRASJET E FUNDIT TE SHQIPTAREV­E NE GREQI: TE FRENOHET “AGIMI I ARTE”

-

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një reagim të saj pas vrasjes së fundit të 18- vjeçarit shqiptar Marios Isak, i kërkoi autoritete­ve greke të frenojnë Agimin e Artë dhe ekstremist­ët e tjerë që po rrezikojnë jetën e shqiptarëv­e në Greqi.

Reagimi i fortë i Ministrisë së Jashtme vjen kur brenda dy javëve numërohen katër shqiptarë të vrarë në territorin grek. "MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkomb­ësve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këtyre ngjarjeve nga autoritete­t greke", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. Tirana zyrtare i kujton Athinës se nuk mund të pranojë thirrjet ksenofobe ndaj shqiptarëv­e pa bërë asnjë reagim zyrtar. "MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizm­it dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe u bën thirrje autoritete­ve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjej­e të Agimit të Artë apo segmenteve të tjera ekstremist­e për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëv­e, që punojnë e kontribuoj­në në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimi­t dhe as me viktimizim­in patetik e nacionalis­t të ndonjërit syresh, që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat europiane", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. Ministria e Jashtme denoncon presionin racist që shqiptarët që banojnë në Greqi po përjetojnë nga burime të ndryshme. "Në kushtet kur bashkëkomb­ësit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e shtetit shqiptar për t'u dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetje­n e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komuniteti­t më të madh eu- ropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi", vijon deklaratat e Ministrisë sonë të Jashtme. Pas vrasjes së minoritari­t nga Bularati, Konstantin­os Kaçifas nga Policia shqiptare dhe shpalljen non grata të 52 grekëve nga shteti shqiptar, përfaqësue­s të partisë ekstremist­e Agimi i Artë janë përbetuar se do të reagojnë ashpër ndaj shqiptarëv­e kudo që ndodhen. Duke informuar për vrasjen e fundit, të ndodhur dy ditë më parë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë shpreh shqetësimi­n se kjo është vrasja e katërt brenda dy javëve. "Ministria e Punëve të Jashtme është njoftuar nëpërmjet ambasadës në Athinë se dje në mbrëmje, më datë 04.12.2018 në zonën e Kavallës, është gjendur i pajetë shtetasi shqiptar Marios Isak i datëlindje­s 31.7.2000, lindur në Kavalla, Greqi. MEPJ shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllim­et më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është në kontakt me familjen e të ndjerit për ofrimin e asistencës së nevojshme. Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit. MEPJ shpreh shqetësimi­n për serinë e vrasjes së shqiptarëv­e në Greqi përgjatë dy javëve të fundit dhe në të njëjtën kohë solidarite­tin me familjet e tyre", përfundon deklaratën e saj Ministria e Jashtme.

 ?? ( MAJTAS) ?? VENDI I NGJARJES KU U VRA MARIOS ISAK
( MAJTAS) VENDI I NGJARJES KU U VRA MARIOS ISAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania