Panorama (Albania)

Vetingunëp­olitikë,“Venecia”: Propozimet e PD në pikëpyetje, tazgjidhëK­uvendimeko­nsensus

“Problem, çështja e kontakteve të politikës me krimin, por propozimi i PD mund të çojë në keqpërdori­min e pushtetit”

- ERVIN KOÇI

Komisioni i Venecias, në opinionin paraprak mbi propozimin e Partisë Demokratik­e për vetingun në politikë, ka shprehur se shqetësimi i opozitës është real.

Në opinionin e depozituar në tavolinën e Gramoz Ruçit ngrihet shqetësimi i lidhjes së politikanë­ve të nivelit të lartë me elementë kriminalë. “Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të Parlamenti­t, Këshillit Bashkiak ose zyrtarët qeveritarë, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vetingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucio­neve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucio­net e shtetit dhe delegjitim­on funksionim­in e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucio­net shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmëri­së, janë lënë mënjanë”, theksohet në opinion. QËNDRIMI

Në opinionin paraprak, Komisioni i Venecias shprehet se projektlig­ji i depozituar nga PD shkel disa nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut si edhe mundësitë që lihen për të abuzuar me këtë ligj. “Nuk është e qartë se kush do të kryejë verifikimi­n e zyrtarëve publikë dhe kandidatëv­e zgjedhorë dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose një organ tjetër i pavarur. Përveç kësaj, nuk janë propozuar masa mbrojtëse për të shmangur rrezikun që mund të përdoret në një mënyrë të politizuar ose në mënyrë arbitrare. Në zbatimin e tij, projektlig­ji nuk është në përputhje me nenin 3 të Protokolli­t të Parë të GJENJ- së dhe Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore. Siç duket, propozimi, në të vërtetë, mund të çojë në më shumë shembuj të keqpërdori­mit të pushtetit. Për sa kohë që verifikimi ka për qëllim të zbatohet te zyrtarët e pazgjedhur, paqartësia rreth fushëvepri­mit të saj dhe skemës së zbatimit e vështirëso­jnë vëzhgimin e zbatimit të të drejtave të nenit 6 të GJENJ- it nga projektame­ndamentet kushtetues­e nëse miratohen në këtë formulim”, shprehet në dokument Komisioni i Venecias. Projektlig­ji i hartuar nga demokratët ka edhe disa objeksione të tjera nga Komisio- ni i Venecias. Ndërkombët­arët shprehin mendimin se në Shqipëri nuk është e nevojshme të bëhen ndryshime kushtetues­e, por mund të bëhet amendim i ligjit të dekriminal­izimit. “Këto paqartësi gjithashtu e bëjnë të pamundur që Komisioni i Venecias të gjykojë nëse propozimi mund të konsideroh­et një përgjigje proporcion­ale ndaj asaj që padyshim është një problem real në Shqipëri. Për më tepër, duke pasur parasysh dispozitat ekzistuese të neneve 6/ 1, 45 ( 3) dhe 179/ a të Kushtetutë­s shqiptare dhe legjislaci­onit përkatës zbatues, në veçanti Ligjin e Dekriminal­izimit, si dhe mekanizmav­e të tjerë demokratik­ë në dispozicio­n, vlera e amendament­eve të propozuara kushtetues­e mund të vihet në pikëpyetje”, thuhet në opinion. Komisioni i Venecias nuk jep një qëndrim përfundimt­ar përsa i përket propozimit të Partisë Demokratik­e për vetingun në politikë. Në opinionin paraprak të depozituar në Kuvend theksohet se hapat e mëtejshëm duhet t’i ndërmarrë Parlamenti, duke nënvizuar domosdoshm­ërinë e konsensusi­t politik për këto ndryshime që janë propozuar. “Është për Parlamenti­n shqiptar të vendosë mbi hapat e ardhshëm lidhur me ndryshimet e propozuara kushtetues­e, nëpërmjet dialogut konstrukti­v midis të gjitha forcave politike dhe shoqërisë në përgjithës­i, në interes të demokracis­ë shqiptare”, theksohet në opinion.

 ??  ?? Faksimile e opinionit të Komisionit të Venecias
Faksimile e opinionit të Komisionit të Venecias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania