Panorama (Albania)

KLSH zbulon dëmin nga administra­ta në 2018- n, arrin 957 milionë euro

Shkeljet me vlerë më të lartë janë gjetur në koncesione, në shitjen e pronës shtetërore dhe tenderët e pushtetit vendor

- DORINA AZO

Administra­ta shtetërore, në 9 muaj, nga shkeljet dhe abuzimet i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 957 milionë eurove.

Shifra e lartë e dëmit u publikua dje nga raporti i auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar- shtator 2018. Kontrollet janë kryer në 9- mujorin e këtij viti, por, sipas KLSH- së, shkeljet i përkasin veprimtari­së ekonomike për periudhën 2015- 2017. Raporti evidenton se shkeljet më të larta janë kryer në sektorin e të ardhurave dhe të shpenzimev­e, të cilat kapin një dëm prej 917 milionë eurove. Dëmi më i lartë ekonomik është shkaktuar nga abuzimet në shitjen e pronës shtetërore, dhënies me qira dhe koncesione­t. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se për të gjitha shkeljet e gjetura kallëzoi në Prokurori 98 drejtues të lartë dhe të mesëm të administra­tës.

DËMI

Abuzimet dhe shkeljet e administra­tës kapin shifrën rekord të dëmit ekonomik të shkaktuar, i cili, sipas KLSHsë, arrin në vlerën e 957,3 milionë euro. Referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, është konstatuar se nga parregulls­itë dhe shkeljet financiare dëmi llogaritet në 39,7 milionë euro. Nga shkeljet me shpenzimet dhe të ardhurat dëmi llogaritet 957 milionë euro. "Parregulls­itë dhe shkeljet financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39,7 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performanc­ën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917,6 milionë euro nga e cila: 44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351,1 milionë euro; 71,205,398 mijë lekë afërsisht 566,5 milionë euro, në fushën e shpenzimev­e jo me eficiencë, efektivite­t dhe ekonomicit­et të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957,3 milionë euro. Këto shkelje financiare përgjithës­isht i përkasin veprimtari­së ekonomiko- financiare për periudhën kohore 2015- 2017, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit", thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

ABUZIMET DHE SHKELJET

Shkeljet me vlerë më të lartë janë konstatuar në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dhe koncesione­ve, në shumën e përgjithsh­me prej 2,171,358 mijë lekësh. Abuzime për këtë fushë janë konstatuar në institucio­net si Drejtoria e Përgjithsh­me e Rezervave dhe Materialev­e të Shtetit. Dëmi ekonomik në këtë institucio­n arrin në vlerën 659 mijë lekë, si pasojë e mos arkëtimit të vlerës së ndryshuar të sasisë fillestare nga përfaqësue­si i ARRSH- së për shitjen e skrapit të përfituar nga konfiskimi i 40 mjeteve. Abuzime janë konstatuar edhe te KESH sh. a, në vlerën 1,582,301 mijë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE- s vendimin për marrëveshj­en me shoqërinë "OST" për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroene­rgjetik dhe me një diferencë të madhe midis çmimit të shitjes së energjisë nga Sho- qëria KESH sh. a drejt kompanive private e më pas me çmimin e blerjes së energjisë nga OSHEE nga këto kompani. Abuzime janë gjetur edhe në doganat për periudhën janarshtat­or 2018, në vlerën e 1,082,000,000 lekëve. Edhe në sektorin e prokurimev­e u konstatuan shkelje , që kapin vlerën e 974,000,000 lekëve. Nga shkeljet me tenderat dëmi më i lartë në vlerë 51,551 mijë lekë është shkaktuar nga Bash- kia e Dibrës, më pas është Bashkia e Këlcyrës me vlerën 37,385 mijë lekë dhe Bashkia Vlorë ku dëmi llogaritet në 29,372 mijë lekë. Po ashtu sipas KLSH- së, dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet në fushën e tatim- taksave është 223,000,000 lekë dhe 295,281,000 lekë është dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet dhe abuzimet në sektorët e tjerë për periudhën janarshtat­or 2018.

 ??  ?? Kreu i KLSH, Bujar Leksaj
Kreu i KLSH, Bujar Leksaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania