Panorama (Albania)

Kujtimet e Kolec Topallit: Si vdisnin në masë nga uria në kampet e internimit

GJUHETARI TREGON JETEN NE TEPELENE DHE PORTO PALERMO

-

Ata që thoshin se Kampi i Tepelenës nuk na paskësh qenë edhe aq i keq, do të duhej të flisnin me Kolec Topallin. Ishte 11 vjeç kur mori udhët e internimit, ndërsa i ati dhe një prej vëllezërve ishin burgosur me akuza qesharake. Mungesa e kushteve më minimale për të jetuar e shoqëroi përgjatë gjithë asaj kohe, kur i erdhi falja. As ushqim, as ujë, as shtrat... dhe vdekja që ishte gjithnjë e pranishme.

Të gjitha këto ai i ka rrëfyer vetë. Dje, në Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ( ISKK) prezantoi në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë librin e parë të kolanës vjetore 2018. Është një tufë kujtimesh, titulluar “Një jetë me brenga” të akademik Kolec Topalli. Libri që vjen me rastin e 80- vjetorit të tij është një lloj testamenti i gjuhëtarit, që u nda nga jeta pak kohë më parë. Duke vlerësuar punën e jashtëzako­nshme të akademikut Kolec Topalli, drejtori i ISKK- së, Agron Tufa, lexoi disa radhë nga parathënia që shoqëron librin, shkruar nga vetë autori, i cili e shkroi atë në moshën 70- vjeçare: “Gjatë gjithë jetës sime nuk kam menduar se ndonjë ditë do të ulesha të shkruaj kujtimet e një jete të kaluar plot brenga; prandaj edhe këto kujtime janë shkruar në moshën 70- vjeçare. Arsyeja që më shtyu të hedh në letër këto kujtime është dëshira që brezi i rritur në demokraci të njohë sa e vështirë ka qenë jeta e intelektua­lëve dhe e gjithë popullit shqiptar në regjimin totalitar komunist. Prandaj, në përputhje me këtë qëllim, në këto kujtime jam përqendrua­r vetëm në disa aspekte të jetës sime, e cila përbën absurditet­in më të madh të atij regjimi, njëkohësis­ht edhe faqen më të dhimbshme të tij. Për këtë arsye, kam lënë jashtë çdo gjë që lidhet me jetën time personale e familjare, duke u përqendrua­r në marrëdhëni­et e mia me pushtetin komunist dhe me botën shkencore, që ka qenë tej mase e politizuar. Sigurisht, të vërtetat e këtyre kujtimeve nuk janë asgjë para vrasjeve, burgosjeve, torturave çnjerëzore dhe sa e sa mizorive të tjera, që ka kryer diktatura komuniste për 50 vjet me radhë. Megjithëse ato plotësojnë kuadrin e përgjithsh­ëm të mungesës së lirive të të përndjekur­ve dhe nëpërkëmbj­es së intelektua­lëve dhe të gjithë popullit...” Kujtimet e Topallit nisin me fëmijërinë për t’u mbyllur me ndërrimin e sistemeve dhe punën në Institutin e Gjuhësisë. Prej këtij botimi, që vjen si një dëshmi e gjallë për kalvarin e vuajtjeve që kanë kaluar familjet e internuara shqiptare gjatë komunizmit, po shkëpusim disa copëza kujtimesh nga rrugëtimi i fëmijës nga njëri kamp internimi në tjetrin. Nga Berati në Turan, në Bënçë e Porto- Palermo...

Kishim arritur në një repart ushtarak, në fshatin Turan të Tepelenës. U sistemuam në kazermën numër 3, që për fatin tonë ishte e mbyllur, ndërsa shumë të tjera ishin të hapura. Familjet brenda kazermës vendoseshi­n në radhë njëra pas tjetrës dhe formonin tre rreshta. Mund të numërohesh­in më shumë se 40- 50 familje në një kazermë, ku të gjithë flinin përdhe, në çimento

 ??  ??
 ??  ?? AKADEMIKU KOLEC TOPALLI
AKADEMIKU KOLEC TOPALLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania