Panorama (Albania)

Objekti në Bllok shembet në shkelje të vendimit të Gjykatës

Vendimi i Gjykatës: Lirim truallit dhe jo shembje objekti

-

Një skandal i vërtetë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e ish- Bllokut në Tiranë, ku fadroma të bashkisë së kryeqyteti­t kanë shembur një objekt në kundërshti­m me vendimin e Gjykatës së Tiranës. Shembja e objektit ka nisur rreth orëve të darkës, në një kohë që Gjykata e Tiranës, në një vendim të datës 4 dhjetor 2018, shprehej vetëm për lirimin e truallit rreth objektit, pa marrë vendim për shembje të tij. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar fadromat që të hyjnë në truallin e rrethuar dhe të nisin shembjen e objektit. Gjithçka është bërë me praninë edhe të efektivëve të Policisë, të cilët janë larguar menjëherë sa në vendngjarj­e kanë mbërritur mediat. Edhe shembja e objektit është ndërprerë përkohësis­ht për të vijuar një ditë tjetër. Konflikti për pronën në fjalë ka nisur mes personave që adminis- trojnë biznesin në objektin e marrë me qira për shumë vite nga shteti dhe personave që pretendojn­ë se janë pronarë të tokës. Këta të fundit, që pretendojn­ë të jenë trashëgimt­arë të truallit, kanë bërë dy padi, që në fakt është në shkelje të ligjit. Ndërkohë, vendimi i Gjykatës së Tiranës, datë 4 dhjetor 2018, shprehet qartë kur thotë: Pasi u njoh me kërkesat dhe pyetjet e palës kërkuese nëse kjo Gjykatë është shprehur vetëm për truall apo për shembje objektesh, Gjykata sqaron dhe interpreto­n se në objektin e këtij gjykimi nuk bëhet fjalë për shembje objektesh, si edhe nga avokati i palës paditëse është cituar disa herë edhe në seancën e sotme që kërkohet lir- imi i truallit". Mirëpo, përkundër këtij vendimi të dhënë nga gjyqtarja Dhurata Balla, fadromat kanë hyrë natën e djeshme, duke nisur shembjen e objektit që ndodhet në truall. Qiramarrës­i u shpreh për "Panoramën" se efektivët e Policisë nuk pranuan t'i merrnin kallëzimin për sa po ndodhte.

 ??  ??
 ??  ?? Fadroma, dje duke shembur objektin
Fadroma, dje duke shembur objektin
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës
Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania