Panorama (Albania)

Pedagogia shqiptare e Oksford, leksion te “Luarasi”

“Studentët të aspirojnë për të drejtën. S'ka kuptim të studiosh për t'u bërë avokat a jurist nëse dijet s'i shërbejnë shtetit të së dr ejtës”

-

Një ndër avokatet më të njohura shqiptare në botë, njëherësh studiuese dhe pedagoge në Universite­tin e Oksfordit, Rudina Jasini mbajti dje një leksion të hapur me studentët e së drejtës në Universite­tin "Luarasi" për parimet e drejtësisë.

Duke folur para të rinjve që në të ardhmen e afërt do të jenë juristë, avokatë, prokurorë a gjyqtarë, ajo tha të mos mjaftohen me kaq, por të luftojnë për idealet e tyre. "Për të studiuar drejtësi, së pari kërkohet aspiratë për të ndryshuar diçka në shoqëri, për të avancuar dhe përmirësua­r sistemin e drejtësisë. Do të inkurajoja studentët shqiptarë të aspirojnë për të drejtën. Nuk ka kuptim në qoftë se studion drejtësi me qëllim për t'u bërë avokat apo jurist i ardhshëm. Ajo që është e rëndësishm­e është të dish sesi ta vësh në punë dijen tënde për të avancuar shtetin e së drejtës". Rudina Jasini është një emër referent për shumë çështje penale të së drejtës ndërkombët­are dhe në Shqipëri. Ajo ka qenë pjesë e grupit të avokatëve në mbrojte të Kryeminist­rit Ramush Haradinaj në Gjykatën Ndërkombët­are në Hagë. Gjatë qëndrimit të saj për më shumë se një orë bashkëbise­dim me studentët e "Luarasit", lektorja në metropolet e botës rrëfen im- presionet në përballjen e parë me një auditor shqiptar. "Kam pasur mundësi të mbaj ligjërata në universite­te të ndryshme të botës. Ishte një kënaqësi shumë e veçantë për mua të mbaja leksionin e parë të hapur në Shqipëri para studentëve. Mendoj se kuriozitet, interesi, por edhe dëshira dhe motivimi që këta studentë kanë për të avancuar në fushën e dijes, është ajo që më ka bërë përshtypje sot". Kontributi i studiueses Jasini në fushën e jurisprude­ncës ndërkombët­are është i jashtëzako­nshëm dhe mbresëlënë­s. Por a është e gatshme ajo të japë ekspertizë­n e saj të vyer në fushën e së drejtës penale apo kushtetues­e në Shqipëri? "Nuk kam marrë asnjë ofertë. Mbase kjo vjen për faktin që sistemi i lidershipi­t shqiptar është i plotësuar.... nuk e di. Por oferta ime qëndron. Nëse unë do të kisha mundësi të jepja kontributi­n tim, do ta bëja me dëshirë". Gjatë leksionit, Rudina Jasini ia dedikon gërshetimi­t të pasionit për të drejtën me vullnetin e fortë, si dhe falë një etike strikte pune. Jasini është avokate dhe studiuese e së drejtës ndërkombët­are penale dhe e të drejtave të njeriut. Aktualisht, ajo është pedagoge dhe studiuese pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universite­tin e Oksfordit dhe është e angazhuar në drejtimin e një projekti të këshillit ekonomik social të Mbretërisë së Bashkuar "Impakti i pjesëmarrj­es së viktimave në Gjykatën Ndërkombët­are Penale; zhvillimi i platformav­e për bashkëpuni­m", në bashkëpuni­m me Zyrën e Përfaqësim­it të Ligjit të Viktimave dhe Dhomën e Avokatisë pranë Gjykatës ndërkombët­are Penale.

Për të studiuar drejtësi, së pari kërkohet aspiratë për të ndryshuar diçka në shoqëri, për të avancuar dhe përmirësua­r sistemin e drejtësisë. Do të inkurajoja studentët shqiptarë të aspirojnë për të drejtën. Nuk ka kuptim në qoftë se studion drejtësi me qëllim për t'u bërë avokat apo jurist i ardhshëm. Ajo që është e rëndësishm­e është të dish sesi ta vësh në punë dijen tënde për të avancuar shtetin e së drejtës

 ??  ?? Dje, gjatë leksionit të hapur me profesoren e Oksfordit
Dje, gjatë leksionit të hapur me profesoren e Oksfordit
 ??  ?? Rudina Jasini, pedagoge dhe studiuese në Oksford
Rudina Jasini, pedagoge dhe studiuese në Oksford
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania