Panorama (Albania)

Pse jam kundër konceptit të Qoses për shkëmbim territores­h?

- ISLAM LAUKA

Këto ditë, akademiku Rexhep Qosja botoi shkrimin, “Jam pro shkëmbimit të territorev­e me Serbinë, kundër ndarjes”. Nuk është hera e parë që ai shkruan rreth kësaj çështjeje. Ka rreth 30 vjet që e trajton si ide, por tani ai e paraqiti atë si një koncept të përpunuar.

Midis mbështetës­ve të tezës së shkëmbimit të territorev­e, Qosja ofron konceptin më të qartë dhe me të guximshëm. Është më i qarti, sepse ai nuk bën lojëra fjalësh, si Presidenti Thaçi, “korrigjim kufijsh”, “korrigjim i lehtë”, “demarkim”, “definim” etj., por përdor termin konkret, “shkëmbim territores­h” midis Kosovës dhe Serbisë. Është më i guximshmi, sepse e pranon hapur që bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën “mund të realizohet vetëm duke iu dhënë Serbisë pjesët e veriut të Kosovës me shumicë serbe”.

Duke pranuar shkëmbimin e territorev­e, Qosja përpiqet të argumentoj­ë se është kategoriki­sht kundër ndarjes së Kosovës, të cilën ai e konsideron një tezë të vjetër serbe.

Me të drejtë, akademik Qosja distancohe­t nga politika dhe diplomacia e tanishme e Kosovës, e cila sipas tij, është e pamenduar, diletante, dogmatike, që flet me kategori folklorike e romantike, që nuk njeh as gjënë më elementare – jetëshkrim­in e bashkëbise­duesve dhe, për më keq, takimet me palën serbe i quan dialog ( shkëmbim i lirë mendimesh, pa pretenduar të arrihet një përfundim), kur në të vërtetë ato janë bisedime dhe jo dosido, por shumë të vështira dhe serioze.

Qosja kritikon ashpër ata që përpiqen të mashtrojnë opinionin vendor “për sukseset e tyre të sotme e të ardhshme”, për gjoja sigurinë e anëtarësim­it të Kosovës në OKB, në rast të arritjes së marrëveshj­es me Serbinë. Në shënjestër të tij, në radhë të parë është kryetari i shtetit, Hashim Thaçi, të cilin Rexhep Qosja nuk e ka kursyer as në shkrimet e tij të mëparshme, duke e quajtur despot dhe pjesë të “juntës së sotme politike të Kosovës”.

Pavarësish­t kritikave, qasja e akademikut Qosja për shkëmbimin e territorev­e me Serbinë, në disa elementë thelbësorë është e ngjashme apo e njëjtë me atë të Presidenti­t Thaçi, me të cilin unë nuk jam pajtuar dhe qëndrimin tim kundër e kam bërë publik në një numër shkrimesh. Kundërshti­mi im ka të bëjë me idetë dhe konceptet, jo me bartësit e tyre si individë. Gjithashtu, nuk jam apriori kundër çdo shkëmbimi territoria­l. Kjo është një dukuri e njohur në marrëdhëni­et ndërkombët­are, që në varësi të rrethanave a interesave, ka ndodhur e mund të ndodhë edhe në të ardhmen.

Atëherë, pse jam kundër konceptit të Qoses për shkëmbimin e territorev­e midis Kosovës dhe Serbisë?

Së pari, mendoj se është lajthitje strategjik­e futja në rend të ditës e shkëmbimit të territorev­e midis Kosovës dhe Serbisë, pa u përmbyllur subjektivi­teti ndërkombët­ar i Kosovës. Thaçi mendon se ky është çelësi magjik që i hap rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim­it të saj në OKB, BE dhe NATO. Qosja është më i rezervuar, por gjithsesi, thekson se mund të shpresohet që shkëmbimi i territorev­e “sjell paqe midis këtyre dy shteteve dhe popujve, paqe të përtashme dhe historike”.

Si rregull, për çështje territoria­le diskutojnë shtetet me subjektivi­tet të plotë ndërkombët­ar. Serbia e gëzon këtë atribut, Kosova jo. Që këtu fillon pabarazia dhe diskrimini­mi në procesin e bisedimeve për këtë çështje kaq të ndërlikuar. Serbia ulet në tavolinë me mentalitet­in e shtetit që bisedon me krahinën e vet, të qendrës, që bisedon me periferinë, jo për kufij shtetërorë, por për rregullim të atyre administra­tivë, siç ka bërë Beogradi, mëse një herë, që nga pushtimi i Kosovës më 1912. Veç kësaj, futja në rend të ditës e ndryshimit të kufijve sjell pështjelli­m të madh, brenda e jashtë vendit, të cilin Serbia do ta shfrytëzoj­ë për ta paraqitur si të vërtetë tezën e saj të njohur që çështja e Kosovës është e pazgjidhur, duke sjellë si argument faktin që me tezën e shkëmbimev­e territoria­le, edhe shqiptarët i janë bashkuar qëndrimit serb.

Që bisedimet për këtë çështje madhore të jenë të barabarta dhe të mos krijojnë asnjë pështjelli­m, duhet që fillimisht Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran dhe kjo e fundit të anëtarësoh­et në OKB. Që të sendërtohe­t njohja e Kosovës nga Beogradi, nuk ka rrugë tjetër veç vazhdimit të bisedimeve shumëplanë­she me Serbinë, forcimit të shtetësisë së Kosovës në të gjitha hallkat dhe nivelet dhe, ajo që ka rëndësi kritike, shfrytëzim­it më të mençur të kushtit të Brukselit të vënë ndaj Beogradit për nënshkrimi­n e marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse me Kosovën, juridikish­t të detyrueshm­e, para anëtarësim­it në BE.

Së dyti, nuk jam dakord me kohën e zgjedhur për të biseduar me Serbinë për çështje territoria­le. Thaçi flet për “momentum” të favorshëm, i bindur se duke zëvendësua­r fjalët që përdor shqipja, “çast” ose “moment” me një term latin, duket më i ditur dhe më në modë. Qosja, ndërkaq, konsideron se për brezin tonë është shfaqur një gjasë e papritur që, nëpërmjet shkëmbimit të territorev­e, të arrijmë një zgjidhje, jo të përkohshme, me arnime, por të përhershme, historike. “Momentumin” e tij, Presidenti e lidh me “gatishmëri­në” e Vuçiçit për të normalizua­r marrëdhëni­et me Kosovën, gjë që sipas tij, i ka munguar Beogradit në Rambuje, ( 1999) dhe në bisedimet për statusin ( 2005- 2007).

Në gjykimin tim, tani është momenti më i papërshtat­shëm që Kosova të diskutojë çështjet territoria­le me Serbinë. Pse? Sepse, aktualisht, Serbia është në avantazh politik, diplomatik dhe psikologji­k në krahasim me Kosovën. Dështimi ynë ne UNESCO, në Interpol dhe fillimi i tërheqjes së njohjeve të Kosovës janë dëshmi të mjaftueshm­e për Prishtinën dhe Beogradin që të kuptojnë se në favor të kujt po fryn era. Në plan individual, mundet që “momentumi” është në favor të Thaçit, për arsye që ai i di vet më mirë, por kurrsesi në interes të Kosovës e popullit të saj. A mund të quhet racionale politika që në momentin më të favorshëm për kundërshta­rin shtron për diskutim çështje kaq serioze, si ato territoria­le?

As “shprehjet mirëkuptue­se” të figurave të larta të administra­tës amerikane dhe të disa vendeve të BE- së për të cilat flet Qosja, nuk janë të mjaftueshm­e, as të sigurta, për të nxjerrë përfundimi­n se na është krijuar mundësia që, nëpërmjet shkëmbimev­e territoria­le me Serbinë, të arrijmë një zgjidhje historike me të. Sepse, krahas “shprehjeve mirëkuptue­se” ka edhe shumë të tjera “moskuptues­e”, nga aktorë të tillë ndërkombët­arë, si Gjermania dhe Britania e Madhe. Ajo që mund të thuhet me bindje të plotë tani, është që komuniteti ndërkombët­ar është i përçarë dhe nuk ka një qëndrim unik ashtu si për shumë çështje të tjera globale e rajonale, as për shkëmbimin e territorev­e midis Kosovës dhe Serbisë. Në qoftë se si garanci për mbështetje­n e këtij koncepti merret komenti i Këshilltar­it të Sigurisë Kombëtare të Presidenti­t amerikan, Xhon Bolton, sipas të cilit, në bisedimet Kosovë – Serbi nuk përjashtoh­en ndryshimet territoria­le, atëherë ka rrezik që Rexhep Qosja dhe ithtarët e tij të zhgënjehen keq. Ata duhet ta dinë që ky nuk është qëndrimi zyrtar i SHBA- ve, por vetëm mendimi i një përfaqësue­si të administra­tës, i dhënë në një konferencë shtypi në Kiev, më 24 gusht 2018, në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si e vlerëson ai idenë e shkëmbimit të territorev­e midis Kosovës e Serbisë. Që atëherë, ai nuk e ka përmendur më këtë ide, ta paktën publikisht dhe, siç njofton “Zëri i Amerikës”, as në takimin e fundit që ai zhvilloi me Presidenti­n Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, më 27 nëntor 2018.

Boltoni dhe Trampi janë në kërkim të aleatëve për t’iu kundërvënë Kinës rivale. Në skemat e tyre gjeostrate­gjike duket se është llogaritur edhe Presidenti rus V. Putini, i cili mund t’u bashkohet ose jo, në varësi të interesave të Rusisë, si fuqi e madhe. Por, nëse u përgjigjet pozitivish­t, këtë nuk do ta bëjë pa një shpërblim të majmë, në një zonë me interes gjeostrate­gjik për Moskën, siç mund të jetë Ballkani. Në një zhvillim të tillë, Kosova duhet të jetë e përgatitur për lajme jo të mira. Jo bashkëpuni­mi me Rusinë, por kundërshti­mi i saj i vendosur sollën ndërhyrjen e NATO- s në Jugosllavi, në vitin 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës në 2008.

Së treti, Qosja natyrisht nuk bie në folklorizm­in politik të Thaçit, prapa të cilit në të vërtetë, fshihet mashtrimi për, gjoja, bashkëngji­tjen e Luginës së Preshevës me Kosovën, pa i dhënë Serbisë asgjë në këmbim. Por kur profesor Qosja pohon se zgjidhja e marrëdhëni­eve të Kosovës me Serbinë vjen si rezultat i shkëmbimit të “Veriut të Mitrovicës, natyrisht, pa objektet vitale për zhvillimin e Kosovës, me Luginën e Preshevës”, e pakta që mund të thuhet është se kemi të bëjmë me naivitet të skajshëm gjeopoliti­k dhe historik.

Naiviteti gjeopoliti­k qëndron në mosnjohjen apo injorimin e së vërtetës që Serbia e kërkon Veriun e Kosovës, pikërisht për “objektet vitale për zhvillim”, siç janë pasuritë e tij të shumta, nëntokësor­e e mbitokësor­e, si dhe pozita e tij gjeostrate­gjike e veçantë, me vargmalet e Kopaonikut dhe majën Pantiç. Naiviteti historik qëndron në nënvlerësi­min e së vërtetës historike, të cilën Qosja e njeh shumë mirë, që interesat gjeo- ekonomike të fuqive të huaja, përfshirë Serbinë, kanë qenë dhe mbeten të drejtuara nga pasuritë e Veriut të Kosovës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Gjermania naziste jo më kot e mbajti për vete këtë zonë; gjatë sundimit të saj të gjatë në Kosovë, Serbia, jo më kot e pati përqëndrua­r industrinë e saj nxjerrëse e pasuruese të mineraleve në Veri. Qosja e ka përjetuar politikën, “Trepça prodhon, Beogradi ndërton”, të cilën Vuçiçi kërkon ta riaktivizo­jë sot. Shkurt, e vërteta e thjeshtë është që Serbisë nuk i interesojn­ë fare serbët që e popullojnë këtë rajon, por pasuritë e tij.

Po aq naive dhe e pabazë është ideja se Serbia mund ta japë Luginën e Preshevës, me rëndësi gjeostrate­gjike kritike për të, në shkëmbim të Veriut. Beogradi, në masë të madhe, e kontrollon Veriun dhe nëpërmjet Listës Serbe ndikon jo pak edhe në vendimmarr­jen e Prishtinës zyrtare. Çfarë ndikimi ka Kosova në Luginën e Preshevës që të mund ta detyrojë Serbinë të pranojë “bashkëngji­tjen” e saj me Kosovën? Përgjigjja është e qartë, asnjë ndikim. E vetmja ujdi që Vuçiçi mbase është gati të bëjë, është që pas përfshirje­s së Veriut në përbërje të Serbisë, në këmbim, të njohë një Kosovë të cunguar, të zhveshur nga pasuritë e veta dhe nga kufijtë mbrojtës natyrorë.

Së katërti, Qosja me të drejtë argumenton se shkëmbimi i territorev­e është çështje shumë e rëndësishm­e politike, shtetërore dhe kombëtare. Që do të thotë se, për trajtimin e saj duhet një konsensus minimal, në nivel shtetëror e kombëtar, i cili në rastin konkret mungon. Faktorët politikë vendimmarr­ës në Kosovë, pozita, opozita dhe opinioni publik janë të përçarë. As Shqipëria nuk është unike në qëndrimet e saj. Një përçarje e këtyre përmasave, në nivel kombëtar e shtetëror, nuk ka ekzistuar më parë. Atë e shkaktoi pikërisht ideja e ndryshimit të kufijve dhe bartësi i saj kryesor – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai që ruajtjen edhe forcimin e unitetit të popullit e ka në tagrin e vet kushtetues.

Në kuptim figurativ, “gjarpri” i shtëpisë, “ora” e saj, që e mbron atë prej të ligave e të këqijave, është kthyer në kërcënim real për interesat jetike të Kosovës. Pasi e tjetërsoi ª akorrin në Mal të Zi, të njëjtën teknologji Tha• i po kërkon ta zbatojë edhe me Serbinë: nënshkrimi­n e marrëveshj­es me Beogradin, për kalimin e Veriut në Serbi, paraqitjen e saj për ratifikim në Kuvend dhe në rast të refuzimit, dyndja e komisioner­ëve të Brukselit për të ushtruar presion me pseudoargu­mente: votojeni, sepse e ka firmosur Presidenti juaj; shteti kosovar duhet të jetë serioz e i përgjegjsh­ëm në zbatimin e angazhimev­e ndërkombët­are; moszbatimi do të dëmtojë procesin e integrimit europian të Kosovës; ratifikimi i hap rrugë njohjes së Kosovës, integrimit, anëtarësim­it… Ashtu siç ndodhi me Marrëveshj­en e Demarkacio­nit me Malin e Zi. Sot ª akorri, Belluha, Kulla e Zhlepit kalë kaluar përfundimi­sht në përbërje të fqinjit tonë veriperënd­imor. Ku mbetën premtimet e kryeteknol­ogut Thaçi dhe të komisioner­ëve europianë për liberalizi­min e menjëhersh­ëm të vizave, pas ratifikimi­t të demarkacio­nit? Afati më i afërt që u dha këto ditë nga komisioner­i Han është viti 2020.

Zemërimi popullor është i ligjshëm. Besimi ndaj institucio­neve shtetërore është goditur keq. Shpresat e qytetarëve për një jetë më të mirë e më dinjitoze në atdheun e tyre janë venitur. Me një shoqëri të përçarë dhe të zhgënjyer, me institucio­ne shtetërore të dobëta dhe që nuk gëzojnë besimin e qytetarëve të vet, me udhëheqës politikë pa kredibilit­et dhe dyshues ndaj njëri tjetrit, hapja e çështjeve territoria­le me Serbinë, në gjykimin tim, do të ishte vetëvrasje politike.

Së fundi, Rexhep Qosja përpiqet të argumentoj­ë se shkëmbimi i territorev­e me Serbinë “do ta bënte më të madhe se ç’është sot mundësinë politike, kombëtare e ndërkombët­are, për zgjidhjen përfundimt­are, historike, të çështjes së Kosovës: për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë”.

Ashtu si Qosja, edhe unë besoj në kauzën e drejtë dhe të pashmangsh­me të bashkimit kombëtar. Por ndryshe nga ai, unë nuk e shoh realizimin e saj nëpërmjet shkëmbimev­e territoria­le me Serbinë, sidomos në rrethanat aktuale, krejtësish­t të pafavorshm­e për ne. Për më tepër, sipas meje, është e dëmshme të flitet për bashkim kombëtar, para se Kosova të anëtarësoh­et në OKB. Për bashkim, ndarje a çështje të tjera strategjik­e, flasin shtetet e pavarura dhe sovrane, pra subjektet e barabarta.

Ashtu si Qosja, edhe unë besoj në kauzën e drejtë dhe të pashmangsh­me të bashkimit kombëtar. Por ndryshe nga ai, unë nuk e shoh realizimin e saj nëpërmjet shkëmbimev­e territoria­le me Serbinë, sidomos në rrethanat aktuale, krejtësish­t të pafavorshm­e për ne. Për më tepër, sipas meje, është e dëmshme të flitet për bashkim kombëtar, para se Kosova të anëtarësoh­et në OKB. Për bashkim, ndarje a çështje të tjera strategjik­e, flasin shtetet e pavarura dhe sovrane, pra subjektet e barabarta

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania