Panorama (Albania)

Kryekontro­llori i SHBA pret Leskajn: Model për reformimin e KLSH- së

-

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, takoi dje në Washington DC në zyrën e tij Kontrollor­in e Përgjithsh­ëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gene L. Dodaro, personalit­eti më i rëndësishë­m i auditimit suprem publik në botë. Në takimin e zhvilluar, kreu i KLSH- së Leskaj vlerësoi riaktivizi­min e bashkëpuni­mit mes të dyja institucio­neve të auditimit të lartë që nga viti 2012 dhe e informoi Kryekontro­llorin amerikan për 10 risitë kryesore të zhvillimit të KLSH- së gjatë viteve 2012- 2018. Leskaj theksoi se standardet e auditimit të Zyrës së Llogaridhë­nies Qeveritare ( GAO), institucio­nit suprem të auditimit të SHBA- ve, si reflektimi më i saktë i standardev­e ndërkombët­are ISSAI, institucio­ni i KLSH- së i kishte gjithnjë parasysh. Kryetari i KLSH- së e informoi kolegun amerikan edhe për zbatimin nga KLSH të përvojës amerikane në fushën e integritet­it, nëpërmjet Kodit të Kryetarit të KLSH, ku përfshihet vendimi i titullarit për mosrikandi­dim, si dhe projektin, i cili do të zbatohet në muajt e parë të vitit 2019 për botimin e protokolle­ve të GAO- s në raportet e saj me Kongresin Amerikan, si dhe të përvojës amerikane në ndjekjen e zbatimit të rekomandim­eve të institucio­nit të auditimit suprem publik. Në fjalën e tij, Dodaro vlerësoi punën impresionu­ese të kryetarit të KLSH- së në reformimin e institucio­nit dhe në drejtim të zbatimit të standardev­e ISSAI, si dhe falënderoi për botimin në shqip të standardev­e të GAO- s, të përfshira në përmbledhj­et “Yellow Book” dhe “Green Book”. Kryekontro­llori i SHBA- ve theksoi punën e mirë të KLSH- së në drejtim të fitimit të dijeve në auditim, nëpërmjet botimeve të standardev­e të fushës dhe shkëmbimit të eksperienc­ës me institucio­net supreme të auditimit partnere. Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Planifikim­it Strategjik në GAO, Blockwood, i cili, nga ana e tij, cilësoi të suksesshëm bashkëpuni­min e KLSH- së me Qendrën e Ekselencës në Auditim të GAO- s.

 ??  ?? Leskaj e Dodaro
Leskaj e Dodaro
 ??  ?? Kreu i KLSH- së, Leskaj me homologun e SHBA- ve
Kreu i KLSH- së, Leskaj me homologun e SHBA- ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania