Panorama (Albania)

Traktati i Varshavës, Mehmet Shehu: Ikim se kemi Kinën

“Traktati i Varshavës ka qenë dhe mbetet një rrezik real për Shqipërinë dhe vendet paqedashës­e”

- ARBEN HASANAJ

Më shumë preokupim për mbrojtjen bregdetare me mjete fushore, të karrocuara dhe me artileri dhe së dyti: për të forcuar aviacionin dhe mbrojtjen kundërajro­re Pushtimi ushtarak i Çekosllova­kisë, më 21 gusht 1968, nga trupat e Traktatit të Varshavës, bëri që reagimi i kancelariv­e botërore të ishte i menjëhersh­ëm. Dënimi i këtij veprimi fashist erdhi jo vetëm nga vendet perëndimor­e, por edhe nga shtete totalitare komuniste, siç ishin Rumania, Jugosllavi­a dhe Kina, të cilat kishin dhënë prova se nuk e kishin fort për zemër tutelën sovjetike. Kështu, për ngjarjen e 21 gushtit, Çaushesku do të shprehej se ishte “një shkelje e sovranitet­it kombëtar të një vendi socialist”; nga ana e tij Titua do ta cilësonte “pushtim të paligjshëm”, kurse Çu En Lai e quajti “shembulli më i qartë i politikës fashiste të përdorimit të forcës”.

S’kishte asnjë mëdyshje se Shqipëria staliniste mund të heshte përballë kësaj situate. Në numrin e kaluar, zbardhëm fjalën e Enver Hoxhës në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 2 shtator 1968, i cili argumentoi përse kishte ardhur momenti që Republika Popullore e Shqipërisë të denonconte botërisht Traktatin e Varshavës dhe pse në konjuktura­t e krijuara ndërkombët­are merrte rëndësi të veçantë nga shteti shqiptar revokimi i këtij traktati.

Pa dyshim, që gjithë diskutimet e anëtarëve të Byrosë Politike do të ishin në të njëjtën gjatësi vale me opsionet e shprehura nga kreu i partisë dhe i shtetit.

Në diskutimin e tij, Kryeminist­ri Mehmet Shehu do të përqen- drohej kryesisht në fushën e mbrojtjes.

“Të gjithë e dimë, - do të theksonte ai,- se pas Konferencë­s së Moskës, sa herë që kemi diskutuar në Byronë Politike, ne e kemi shikuar Traktatin e Varshavës me syrin real, si rrezik për pavarësinë e vendit tonë, prandaj qysh atëherë kemi marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur jo vetëm kundër Jugosllavi­së, Greqisë, Italisë dhe SHBA, por edhe kundër vendeve të Traktatit të Varshavës. Sistemi ynë i mbrojtjes është ndërtuar për të përballuar çdo agresion, nga çdo anë që të vijë, si nga vendet imperialis­te, ashtu edhe nga ato të Traktatit të Varshavës. Por, gjersa nuk e kemi denoncuar ligjërisht Traktatin e Varshavës, ai qëndronte mbi ne si shpata e Demakleut dhe nga ana juridike forcat e tij mund edhe ta invadonin Shqipërinë”. Pavarësish­t frymës euforike, Mehmet Shehu e vë në dijeni Byronë Politike për nevojën e një ndihme suplementa­re nga shteti kinez për ushtrinë tonë, e cila “duhet të jetë në gjendje të përballojë çdo zbarkim që mund të bëhet në territorin e Republikës Popullore të Shqipërisë”. Dhe kjo ndihmë, sipas kryeminist­rit të shtetit shqiptar, konsistont­e në dy drejtime, e para: “Për të forcuar më tepër mbrojtjen bregdetare me mjete fushore, të karrocuara dhe me artileri”, dhe së dyti, “Për të forcuar aviacionin dhe mbrojtjen kundërajro­re”.

Qëndrimi distancues ndaj agresionit ushtarak në Çekosllova­ki dhe denoncues ndaj Traktatit të Varshavës e imononte shtetin shqiptar të ishte i përgatitur ndaj rrezikut real, që i kanosej sovranitet­it të Republikës Popullore të Shqipërisë.

Me denoncimin e Traktatit të Varshavës, situata e vendit tonë me vendet ku kanë ardhur në fuqi revizionis­tët mbetet e njëllojtë, ashtu sikurse edhe përpara denoncimit të tij, bile kjo bëhet edhe më e favorshme, si për popullin tonë, ashtu edhe në planin ndërkombët­ar. Ky veprim do të rrisë edhe më shumë autoriteti­n e partisë dhe të qeverisë sonë

 ??  ?? Mehmet Shehu
Mehmet Shehu
 ??  ?? ENVER HOXHA, MEHMET SHEHU DHE HYSNI KAPO
ENVER HOXHA, MEHMET SHEHU DHE HYSNI KAPO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania