Panorama (Albania)

Protesta e dinjitetit

- DR. BRUNILDA LABOVITI

Dje studentët dhe të rinjtë shqiptarë treguan që nuk janë të nënshtruar dhe kanë dinjitet. Na bëjnë dhe vazhdojnë të na bëjnë të gjithë krenarë. Intensifik­imi spontan i protestës si një reagim qytetar dhe europian i studentëve pasqyron dhe njëherë tjetër frymën e re që premton ndryshime rrënjësore në vend.

Unë jam pedagoge në Psikologji në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universite­tin e Tiranës prej më shumë se tetë vitesh dhe shikoj sesi degradon sistemi universita­r dhe sesi braktisen e zbrazen auditorët me një dëshirë të pashembull­t të studentëve për t’u larguar një orë e më parë nga Shqipëria. Arroganca dhe shpërfillj­a e demonstrua­r nga institucio­net kompetente ndaj kërkesave periodike të studentëve, e ka deformuar zhvillimin e tyre të rregullt profesiona­l. Përpos angazhimit akademik shumë të rënduar, studentët gjatë gjithë kohës përballen dhe me problemet e tyre financiare, xhepat e të cilëve universite­tet përpiqen t’i shtrydhin sa më shumë të jetë e mundur.

Rinia e këtij vendi tregoi sot që është e tashmja dhe jo e ardhmja. Përmes një çiltërsie dhe dëshire për të kthyer në favor të tyre situatën studentore, si në çdo vend të civilizuar e të konstruktu­ar për t’iu shërbyer qytetarëve, zhurma e shkaktuar nga ky brez studentor po dëgjohet si asnjëherë tjetër që nga koha e rrëzimit të sistemit të shkuar totalitar. Të gjithë aktivistët në këto tubime mëse paqësore duken më të bash- kuar, më këmbëngulë­s dhe më suportues se kurrë me njëri- tjetrin, për një kauzë mëse të drejtë e të ndershme. Të kesh një tarifim shkollor është mëse normal, por që tarifa të jetë përtej mundësive financiare të studentëve, kjo është realisht anormale dhe e turpshme; ku shtresa me kredibilit­etin më të lartë në shoqëri të jetë kaq e diskriminu­ar në çdo aspekt dhe pa kurrfarë përkrahjej­e.

Energjia dhe vendosmëri­a që shfaqën studentët këto ditë ngjall shpresë se do të ketë një revolucion prej themeleve në sistemin arsimor për të modernizua­r universite­tet. Një model akademik cilësor dhe i mirëstrukt­uruar garanton një shoqëri të emancipuar dhe të shëndetshm­e për të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania