Panorama (Albania)

Qeveria tërhiqet, shfuqizon VKM për tarifat e provimeve

Rama publikon videon: Po investojmë 18.8 milionë euro në konvikte

- ARISTIR LUMEZI

Këshilli i Ministrave shfuqizoi dje dhe e publikoi menjëherë në Fletoren Zyrtare pikën 4 të VKM- së, që përcaktont­e tarifat për provimet e prapambetu­ra.

Qeveria miratoi dje një ndryshim në vendimin nr. 288, datë 21.5.2018 për “Miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucio­net publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesiona­le me kohë të plotë”. Vendimi për shfuqizimi­n e pikës 4 të kësaj VKMje u mor pas propozimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ministrja Nikolla informoi studentët për shfuqizimi­n e pikës 4 të VKM- së nr. 288, sipas të cilit studentët nuk do t’i nënshtrohe­n tarifës së shkollimit për provimet e prapambetu­ra. Ndërkohë, për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucio­net publike të arsimit të lartë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, deklaroi dje se do të hiqet neni 4 i Vendimit të Këshillit të Min- istrave dhe nuk do të ketë tarifë për provimet e prapambetu­ra. “Pra, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës që mbartin provimet nga një vit i mëparshëm”, tha Nikolla. Nikolla iu përgjigj dhe kërkesës tjetër të studentëve protestues për të qenë pjesë e bordeve të administri­mit. “Kjo është një praktikë e paparë, në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk ka në bordin e administri­mit, aty ku menaxhohen financat, përfaqësue­s të studentëve”. Ndërkaq po dje, në pikun e debatit për kushtet e studentëve, Kryeminist­ri Rama publikoi një video me pamje dhe të dhëna lidhur me investimin që po bëhet në godinat e Qytetit Studenti në Tiranë. Sipas Kryeminist­rit, janë 18.8 milionë euro që po investohen nga qeveria gjermane përmes bankës KFW. Sipas Kryeminist­rit, bëhet fjalë për sistem termoizoli­m, dyerdritar­e, ambientet e brendshme, sistem ngrohjeje nga dyshemeja, prodhim uji të ngrohtë sanitar, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore të instaluara në tarraca. Deri tani janë përfunduar dy godina dhe dy të tjera janë në fazën finale të rikonstruk­sionit. Janë 236 dhoma akomodimi për studentët në këto konvikte dhe 1088 studentë përfitues nga ambientet e reja të rikonstruk­turuara. Faza e dytë përfshin rinovimin e deri 9 godinave të Qytetit Studenti Nr. 1 në Tiranë, ku do të jenë 1800 studentë të tjerë përfitues nga rikonstruk­sionit.

 ??  ?? DJE GJATE PROTESTES SE STUDENTEVE TE MINISTRIA E ARSIMIT
DJE GJATE PROTESTES SE STUDENTEVE TE MINISTRIA E ARSIMIT
 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dje gjatë komunikimi­t
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dje gjatë komunikimi­t
 ??  ?? Faksimile e Fletores Zyrtare të djeshme
Faksimile e Fletores Zyrtare të djeshme
 ??  ?? Projekti i rikonstruk­sionit të konvikteve, publikuar nga Rama
Projekti i rikonstruk­sionit të konvikteve, publikuar nga Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania