Reagon Presidenti Meta: Të gjendet zgjidhje me dialog

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi zgjidhjen e problematikave që ngrenë studentët në protesta përmes dialogut. Gjatë kohës që studentët ishin pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, kreu i shteti, përmes një mesazhi, u kërkoi institucioneve të tregojnë ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri për shqetësimet e studentëve. “Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit. Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik”, thuhet në reagimin e Presidentit të Republikës. Sipas kreut të shtetit, më shumë përpjekje duhen bërë për një arsim më cilësor, ndërsa e cilëson rininë, aset të çmuar kombëtar. “Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, thuhet në reagimin e Presidentit të Republikës, lidhur me protestën disaditore të studentëve.

Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.