Panorama (Albania)

Veliaj, kafe me banorët e Astirit: Projekti do vijojë

"Shumica kanë zbrazur shtëpitë, i falënderoj për bashkëpuni­min"

-

Të gjithë janë pro vijimit të punimeve për Unazën e Madhe të Tiranës, nga veriu në jug të Shqipërisë. Pas konsensusi­t të arritur pak ditë më parë me banorët e Unazës së Re, të ardhur kryesisht nga Kukësi, Tropoja e Dibra, një ditë më parë është arritur dakordësia edhe me banorët të ardhur aty prej vitesh nga Tepelena, Skrapari e Korça. Kreu i bashkisë Erion Veliaj ishte dje atje për të inspektuar punimet, por jo vetëm. "Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja të gjithë miqtë këtu në ' Astir', e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë ' Skrapari'. Dua t'i falënderoj për bashkëpuni­min. Shumica prej tyre kanë zbrazur vetë vullnetari­sht të gjitha asetet që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do preken nga projekti. Besoj është shumë e rëndësishm­e të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe sot me tepelenasi­t, skraparlli­njtë e korçarët, kemi konsensusi­n se ky projekt duhet të vijojë dhe duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës", deklaroi Veliaj, duke falënderua­r banorët që janë distancuar nga bllokimi i rrugës dhe kanë pranuar t'i hapin rrugë pro- jektit. Për banorët që vijojnë të protestojn­ë, kryebashki­aku përsëriti të njëjtin apel prej kohësh. "Unë besoj se para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund. Për të gjithë ata që besojnë se mund ta pengojnë qytetin ose mund t'i përdorin protestat si "mish për top" për interesat e tyre politike e kanë davanë e humbur. Dua të falënderoj masivisht banorët e "Astirit" që janë distancuar nga politika. Secili po shikon hallin e vet, të familjes së vet, që të zgjidhë punët e veta. Politika i ka zgjidhur punët e saj, ndaj jam shumë i kënaqur sot për këtë bashkëpuni­m". Mëngjesin e një dite më parë, kryebashki­aku i Tiranës inspektoi punimet që po kryhen në zonën e Unazës së Madhe, pranë rrethrrotu­llimit "Shqiponja", një lot ky i besuar kompanisë, që ka përfituar shumicën e punëve nga administra­ta e mëparshme.

 ??  ?? Kryebashki­aku, dje me banorët e Astirit
Kryebashki­aku, dje me banorët e Astirit
 ??  ?? Gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve
Gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania