SPAHO: KTHEHEMI NË KUVEND PËR VETINGUN

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD- së, Edmond Spaho, deklaroi dje se opozita do thyejë bojkotin kur projektligji për vetingun në politikë të shqyrtohet në seancë plenare. "Ne do të jemi në Parlament, pasi është iniciativa jonë dhe do duhet të bisedojmë për modalitetet e implementimit. S'jemi të shqetësuar për mandatet tona, por të miratohet veting- u i politikanëve, që të mos ketë më politikanë që flenë me krimin, as në institucione qendrore, as në pushtetin vendor". Nëse nisma rrëzohet nga mazhoranca, Spaho la të kuptohet se opozita do të vijojë të bojkotojë Parlamentin, duke paralajmëruar radikalizim të qëndrimit: "Nëse vullneti ekziston për ta miratuar, duhet t'i kthehemi normalitetit, nëse do ta rrëzojë, do të vendosim për hapat e tjerë, të cilët do të jenë më radikalë". kuptojnë se këtu ka një aferë të madhe korruptive, 48 milionë për 2 kilometra, pra kemi arritur të bëjmë transparencën dhe do jemi këtu me këta qytetarë deri në fund dhe t'u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve kudo që janë që të ngrihen kundër padrejtësisë", u shpreh kryetari i opozitës, Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.