QËNDRIMI

Panorama (Albania) - - POLITIKE - TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbështetur studentët e universiteteve publike, të cilët protestuan kundër tarifave të studimit.

Nga zona e Astirit, teksa qëndronte përkrah banorëve që protestojnë kundër projektit të Unazës së Re, Basha tha se tashmë hajdutëve iu është prishur rehati. "Kemi protestën e studentëve, ku duan të vjedhin duke rritur vit pas viti tarifat dhe duke futur duart thellë e më thellë në xhepat e studentëve të varfër. Pra, çfarë i bashkon të gjitha këto protesta. I bashkon një qeveri që nuk ka asnjë politikë tjetër, por ka vetëm grabitjen. Nuk ka asnjë arsye tjetër përveç grabitjes. Këtu tek Unaza e Re ka një aferë të madhe korruptive. Nuk ka asnjë arsye që një vepër që kushton një të katërtën apo një të pestën e kësaj shume, vjen me këtë çmim të tillë rekord sepse ka një vjedhje rekord. Ajo që ka ndodhur sot nga protesta e studentëve është një shushatje dhe një stepje e kësaj qeverie hajdute e këtij Kryeministri dhe bande hajdutësh. Iu është prishur rehatia sepse duan të vjedhin në rehati", deklaroi Basha. Në vijim të prononcimit të tij për mediat nga protesta e zonës së Astirit, Basha akuzoi qeverinë duke nënvizuar se projekti i Unazës së Re është korruptiv. "Këta banorë janë të varfër, që i kanë ndërtuar me gjak dhe djersë si shumica e shqiptarëve, por e bëjnë për t'i Në ditën e 33- të protestës së banorëve të Unazës së Re, kryetari i PD- së, Lulzim Basha, tha se qeveria do t'i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një aferë korruptive. "Merremi pak me gjërat e rëndësishme: shikoni çfarë po ndodh, kemi protestën tek Unaza që duan t'i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që u kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë. Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro. përçarë banorët, për t'i kundërvënë me njëri- tjetrin. I quan shpellorë. Këta janë shpellorë, ndërsa ky që ka marrë Elvis Roshin, përdhunuesin që e bëri kryetar bashkie, Mark Frrokun, Saimir Tahirin e dhjetëra kriminelë dhe deputetë, këta i bëri deputetë e bashkiakë, ndërsa këta banorë i quan shpellorë. Pse e bën këtë?! Sepse këta njerëz i kanë prishur qetësinë hajdutit. Rëndësia e madhe e kësaj proteste është që njerëzit po e kuptojnë që kjo është një bandë me një politikë, grabitjen", tha kreu i PD- së. Basha hodhi akuza edhe për kompaninë fituese të tenderit, duke deklaruar se është e lidhur me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e Bashkisë Veliaj. "Edi Rama dhe Erion Veliaj për këta banorë kanë vetëm një projekt, vjedhjen dhe grabitjen e pronës së tyre që të marrin paratë nga Viktoria Invest, Edi Rama Invest dhe Veliaj Invest dhe ajo kompania tjetër me konto bankare sekrete Invest. Dhe ne jemi këtu pranë këtyre banorëve për të treguar të vërtetën, e cila nuk do kishte dalë në shesh, sepse e dini se sa shumë instrumente ka pushteti për ta fshehur dhe relativizuar të vërtetën, por ia kemi dalë që kjo e vërtetë të depërtojë dhe e keni parë që shumica e sondazheve online tregojnë se shqiptarët e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.