Panorama (Albania)

AMNISTIA 6- MUJORE

-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, ka zhvilluar dje një takim me përgjegjës­it e Gjendjes Civile dhe strukturat e Policisë, për adresarin e shtetasve. Në këtë takim, ku u kërkua përcaktimi i saktë i adresave, ishin të pranishëm prefektët, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, drejtuesit Vendorë të Policisë, si dhe përgjegjës­it e Gjendjes Civile. Sipas Ministrisë së Brendshme, aty është diskutuar në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Ministri është ndalur në problemati­kën e mungesës së përcaktimi­t të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë apo përdorimin e kodeve 999, 888 e 000. Lleshi ka kërkuar marrjen e masave të menjëhersh­me për koordinimi­n e punës nga të gjitha hallkat përgjegjës­e, nën Të gjithë qytetarët që nuk kanë deklaruar adresat e vendbanime­ve, duhet t'i regjistroj­në ato për të shmangur penalitete­t. Ministria e Brendshme ftoi disa ditë më parë qytetarët që nuk kanë bërë ende korrigjimi­n e adresave që të përfitojnë nga amnistia 6- mujore për të bërë vetëdeklar­imin e adresës, për të cilin aktualisht nuk ka asnjë penalitet. Për procedurën e regjistrim­it ose të ndryshimit të vendbanimi­t, qytetarët duhet të jenë të pajisur me: fotokopje të letërnjoft­imit për çdo person madhor, anëtar të familjes; dokumentin e pronësisë së banesës, ose kontratë qiramarrje­je etj.. vëmendjen e prefektëve të qarqeve dhe strukturav­e vendore të Policisë, në mënyrë që të përshpejto­het puna në të gjithë vendin për identifiki­min dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile. Disa ditë më parë, Drejtoria e Përgjiths- hme e Gjendjes Civile u ka kërkuar të gjitha Zyrave të Gjendjes Civile të gjenerojnë ekstraktin elektronik të përbërësve zgjedhorë, në përbërje të të cilit janë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, që mbushin moshën 18 vjeç deri më datën 30 qershor 2019. Brenda datës 4 dhjetor 2018, zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administra­tive kishin detyrimin ligjor të printonin ekstraktin e parë të përbërësve zgjedhore të të gjithë zgjedhësve sipas vendbanimi­t dhe qendrave të votimit, nën juridiksio­nin e tyre territoria­l. Ky ekstrakt firmoset nga kryetari i bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/ njësive administra­tive/ në vende me hyrje të lirë të aksesueshm­e për publikun. Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile ka nisur dje verifikime­t në çdo zyrë të Gjendjes Civile nëse është përmbushur detyrimi për publikimin e listave të para të zgjedhësve. Ekstraktet e përbërësve zgjedhorë me të njëjtat kritere do të printohen dhe publikohen në mënyrë periodike, sipas përcaktime­ve të Kodit Zgjedhor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania