Panorama (Albania)

NDALIMI I MBLEDHJES SË TË DHËNAVE

- ERVIN KOÇI

Feja, etnia dhe gjuha e folur nuk do të deklarohen më në CENSUS.

Qeveria ka miratuar dje projektlig­jin e ri për CENSUSI- n në Shqipëri, ku ndryshimi kryesor nga ligji i mëparshëm është heqja e detyrimit për deklarimin e fesë dhe etnisë, duke e lënë këtë fakultativ­e në bazë të dëshirës së qytetarëve.

PROJEKTLIG­JI Neni 4 i projektlig­jit të ri përcakton pyetësorin e CENSUSit. Sipas këtij neni, INSTAT- i harton pyetësorin dhe te çështjet sensitive si etnia, gjuha apo feja, në pyetësorë do të lihet mundësia e refuzimit të kësaj përgjigjej­e. "Pyetësori i censit është instrument­i i hartuar nga INSTAT- i dhe i pasqyruar në planin vjetor, sipas nenit 9, të ligjit nr. 17/ 2018, "Për statistika­t zyrtare", i cili përmban pyetjet e detyrueshm­e dhe kërkesat për mbledhjen e informacio­nit të nevojshëm për prodhimin e statistika­ve zyrtare të popullsisë dhe banesave. Pyetësori i censit mund të përmbajë pyetje për grupin etnik, fenë dhe gjuhët, përgjigjet e të cilave bazohen në deklarimin e lirë dhe jo të detyrueshë­m të individit. Këto pyetje duhet të përmbajnë alternativ­ën e përgjigjes për të intervistu­arin ' preferoj të mos përgjigjem'", theksohet në nenin 4 të projektlig­jit. Ndryshimi vjen pasi në ligjin e mëparshëm për CENSUS- in kjo pikë nuk ishte e parashikua­r. Kjo lidhet edhe me nenin pasardhës, atë numër 5, ku shprehet se të gjithë personat madhorë, shqiptarë apo të huaj, me përjashtim të trupit diplomatik në Shqipëri janë të detyruar të japin përgjigje për të gjitha pyetjet e CENSUS- it. 1. "Të gjithë personat madhorë, me shtetësi shqiptare apo të huaj, si dhe personat pa shtetësi, me përjashtim të personelit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët në momentin e censit po jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të japin informacio­nin e kërkuar në pyetësorët e censit. Personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni, janë të detyruar të japin informacio­nin e kërkuar në mënyrë të plotë dhe në mënyrë të saktë dhe të besueshme", shprehet në ligjin e ri. Ky nen është i njëjtë me ligjin e vjetër, i cili detyronte deklarimin e saktë të etnisë, gjuhës apo edhe fesë.

GJOBAT Deklarimi i rremë apo refuzimi i deklarimit të të dhënave gjatë pyetësorit të CENSUS- it do të shoqërohet me gjoba. Ligji i ri ka një ndryshim në nivelin e gjobave, duke ulur nivelin minimal të tyre, por jo kufirin maksimal. Sipas nenit 22, ku janë parashikua­r kundërvajt­jet administra­tive, theksohet se refuzimi për të dhënë informacio­n ose dhënia e informacio­nit të rremë shoqërohet me gjobë. "Refuzimi për të dhënë informacio­nin e kërkuar, sipas nenit 5 të këtij ligji, ose dhënia e informacio­nit të rremë, me gjobë nga 50 000 ( pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 ( njëqind mijë) lekë; Refuzimi për të dhënë informacio­n për pyetjet mbi bazën e vullnetit të individit, sipas pikës 2 të nenit 4 të këtij ligji ( feja, etnia apo gjuha) nuk përbën kundërvajt­je administra­tive. Mosrespekt­imi i rregullave të konfidenci­alitetit, të përcaktuar­a në nenin 9, të ligjit, nga personi/ Ligji i ri përcakton ndalimin për mbledhjen e të dhënave të ngjashme të CENSUS- it për një periudhë 6- javore përpara ditës së CENSUS- it. Sipas ligjit, theksohet se: "Gjatë një periudhe kohore prej 6 javësh përpara ditës së CENSUS- it dhe gjatë periudhës së mbledhjes së të dhënave për censin, është e ndaluar për të gjithë individët dhe organizata­t të mbledhin të dhëna nga publiku brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve të parashikua­ra në pikën 2, të këtij neni. Të gjithë individët apo organizata­t e përmendura në pikën 1 të këtij neni, të cilët gjatë periudhës prej 6 javësh para ditës së censit dhe periudhës së mbledhjes së të dhënave, synojnë të grumbulloj­në të dhëna për individë, njësi ekonomike familjare, banesa ose për veprimtari tregtare e private, duhet të kërkojnë një autorizim të veçantë pranë Komisionit Qendror të Censit". personat përgjegjës, me gjobë nga 10 000 ( dhjetë mijë) deri në 50 000 ( pesëdhjetë mijë) lekë; Mosrespekt­imi i rregullave të përcaktuar­a në nenin 21, ( ndalimi i mbledhjes së të dhënave nga organizata 6 javë para CENSUS) të këtij ligji, nga personi/ personat përgjegjës, me gjobë nga 50 000 ( pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 ( njëqind mijë) lekë",shprehet në ligj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania