Panorama (Albania)

Rënia e euros, Sejko: Rrezik për kreditë në euro

“Vendimmarr­jet e Bankës mbështeten në kërkime”

- DORINA AZO

Banka e Shqipërisë nisi dje seminarin e 12- të të kërkimeve ekonomike për Europën Juglindore.

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se vendimet e Bankës së Shqipërisë mbështeten në kërkime shkencore. “Studimet, që do të paraqiten dhe do të jenë subjekt i diskutimev­e gjatë këtyre dy ditëve, do të trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishm­e ekonomike dhe financiare për bankat qendrore. Temat për politikën monetare, rrezikun e stabilitet­it financiar dhe metodologj­itë e reja janë të gjitha mjaft të pranishme në veprimtari­në e përditshme të bankës qendrore. Banka e Shqipërisë është e përfshirë në vendimmarr­jen për të gjitha këto çështje dhe, si rrjedhim, në mënyrë aktive e mbështesim me anë të punës kërkimore”, u shpreh Sejko. Guvernator­i Sejko foli edhe për rrezikun e kreditorëv­e që tërheqin një kredi në monedhën euro, ndërkohë që të ardhurat i kanë në monedhën kombëtare. “Zhvillimi i tregjeve ekonomike dhe financiare në përgjigje të politikave të Bankës së Shqipërisë ka qenë i dobët dhe ndonjëherë i çuditshëm, duke e bërë të vështirë interpreti­min e tij sipas modeleve kryesore ekonomike. Ndër të tjera, dëshira e huamarrësv­e të pambrojtur ndaj kursit të këmbimit për të marrë hua në monedhë të huaj, efektivite­ti i reduktuar i mekanizmit të transmisio­nit në prani të besueshmër­isë së bankës qendrore, roli potencial i tregjeve informale dhe paralele dhe aktiviteti ekonomik informal janë disa shembuj të tipareve interesant­e të sjelljes ekonomike. Shumë autorëve u duken tërheqëse zhvillime të tilla. Kështu, ata kanë kryer kërkime gjithëpërf­shirëse për këto dukuri për ekonomi të ngjashme në zhvillim, të cilat më vonë edhe janë publikuar”, u shpreh Sejko. Seminari dyditor, që organizohe­t nga Banka e Shqipërisë, synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative mbi çështje të lidhura me bankingun qendror dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjev­e midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, bankave qendrore simotra, akademisë dhe institucio­neve të tjera kërkimore. Gjatë punimeve dyditore, pjesëmarrë­sit do të prezantojn­ë dhe diskutojnë 35 punime kërkimore shkencore, nga të cilat 17 i përkasin punonjësve të Bankës së Shqipërisë.

RËNIA E EUROS Në prag të festave të fundvitit monedha europiane ka shënuar një tjetër ulje. Referuar sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dje, një euro është këmbyer me 123,95 lekë apo me një rënie prej 0,16 lekësh në krahasim me një ditë më parë. Aktualisht, Banka e Shqipërisë është tërhequr nga ndërhyrja në tregun vendas për blerjen e euros, masa të cilat nisën në muajin qershor. Për stabilizim­in e kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë bleu në tregun vendas rreth 109 milionë euro. Këto masa të Bankës së Shqipërisë sollën një stabilizim të monedhës evropiane, e cila arriti të këmbehej në nivelet e 126 dhe 127 lekëve. Prej muajit shtator që kur Banka e Shqipërisë ndaloi ndërhyrjet në tregun vendas, euro vazhdon të shënojë një rënie të vazhdueshm­e graduale. Shkak i rënies së euros mbeten edhe festat e fundvitit, pra, periudhë kur kursi i këmbimit fillon të preket nga efektet sezonale.

 ??  ?? Guvernator­i Sejko, dje në seminarin e Bankës së Shqipërisë
Guvernator­i Sejko, dje në seminarin e Bankës së Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania