Gjykata dha 55 vjet burg për grupin "Shullazi"

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi më 13 nëntor të dënojë me 55 vjet burg pesë anëtarët e grupit të Emiljano Shullazit. Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fran Preni vendosi ta dënojë me 14 vjet burg Emiljano Shullazin, i konsideruar si kreu i grupit kriminal. Shullazi u dënua për akuzën e gjobëvënies dhe atë të krijimit të grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat e kanosjes ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, si dhe për shkatërrimin e pronës në rastet e vënies së tritolit në garazhin e Jani Zekës dhe biznesit të Adriatik Kërçykut. Ndërkohë, mbështetësi kryesor i Shullazit, Gilmando Dani, u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 12 vite burg. Gjykata dënoi me nga 10 vite burg dy anëtarët e tjerë të bandës, Endri Qyqja dhe Endrit Zela, ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 10 vite burg. Në përfundim, Gjykata vendosi që 5 të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht dhe dënimin ta kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.