Lulzim Berisha përballet në gjyq me atentatorin e tij

Berisha i thirrur si viktimë në proces: Nuk kam çfarë them

Panorama (Albania) - - AKTUALITET - Ahmet Ajeti

Ish- kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, u përball dje për herë të parë në gjyq me atentatorin e tij, Ahmet Ajeti.

Lulzim Berisha, i liruar me kusht nga Gjykata, shoqërohej në sallën e gjyqit nga avokati i tij, Detar Hysi, si palë e dëmtuar në proces. Megjithatë, Berisha nuk preferoi të dëshmonte apo të shprehte ndonjë pretendim në këtë proces. I pyetur për rastin në fjalë, Lulzim Berisha u përgjigj shkurt, duke e lënë në dorë të drejtësisë çështjen. "Nuk kam çfarë të them, i kam thënë të gjitha në deklarimet e dhëna më parë", tha ai. Ndërkohë, vetë Ajeti, që ishte prezent në sallë, i mëshoi edhe një herë deklarimit të tij se ishte tërhequr në momentin e fundit nga atentati ndaj Lul Berishës, duke u vetëplagosur. Pas përballjes në seancë, gjyqi vijoi me thirrjen e tre dëshmitarëve, të cilët, për hir të së vërtetës, nuk dhanë deklarime me interes për procesin. I pari ishte një ish- polic Rrugor në Durrës, i identifikuar me inicialet A. D., i cili tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja, por pasi ka dëgjuar të shtënën me armë, ka njoftuar kolegët e patrullës për të verifikuar se çfarë kishte ndodhur. Më pas, ka dëshmuar edhe një qytetare, S. B., e cila tha se nuk i kujtohej mirë ngjarja se çfarë kishte ndodhur. Më pas, ka dëshmuar edhe eksperti mjekoligjor, Fatos Zaçe, i cili ka thënë se e ka gjetur Ajetin me një plagë tejshpuese nga një armë zjarri. Sipas raportit që kishte përpiluar, plumbi kishte hyrë nga përpara të pandehurit, por nuk ishte arritur dot të përcaktohej distanca e saktë e qëllimit.

ATENTATI Vrasja e Lulzim Berishës ish- te planifikuar të kryhej në qytetin e Durrësit më 30 maj 2005. Referuar dosjes hetimore, Ahmet Ajeti u pagua plot 80 mijë euro që të kryente vrasjen e Lul Berishës, bashkë me një person tjetër, por pas një sherri banal dhe një vetëplagosje, mbrëmjen e 30 gushtit 2005 bënë që atentati të dështonte. "Të dënuarit Endrit Dokle dhe Adriatik Coli, për realizimin e qëllimit të tyre kriminal, për vrasjen e Lulzim Berishës, pas konflikteve që kishin lindur, midis anëtarëve, dikur të së njëjtës bandë, kanë kontaktuar dhe më pas kanë lidhur mar- rëveshje me dy shtetas kosovar, me Osman Korpuzi e Ahmet Ajeti. Rezulton se, këta persona janë takuar në Tiranë dhe u janë treguar të dhëna për të gjykuarin Lulzim Berisha dhe lëvizjet e tij dhe ata marrin përsipër që ta qëllojnë të gjykuarin Lulzim Berisha, me armë zjarri, të llojit pistoletë", thuhet në dosjen e Prokurorisë. Në momentin që Ajeti i është afruar Lulzim Berishës për të kryer atentatin, gjithçka ka shkuar jo sipas planit dhe ai është vetëplagosur në rrethana jo shumë të qarta. Kjo bëri që Lulzim Berisha të shpëtonte nga ai atentat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.