NDIHMA

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Në momentin e postimit të pakove me armët e tipit automatik, Çullhaj dhe personi tjetër i shpallur në kërkim, Neritan Faria, kanë thënë se po postonin pjesë nga një makinë larëse, që ishte blerë, sipas tyre, në Britani dhe kishte pësuar defekt brenda garancisë. Ndërkohë, kanë qenë punonjësit që kanë bërë një përshkrim fizik të personave në fjalë dhe kamerat e sigurisë që kanë bërë të mundur identifikimin e tyre. Hetuesit kanë arritur të gjejnë emrat, pasi kanë identifikuar numrin e targës së makinës me të cilën kishin shkuar te DHL- ja. Ndërkohë, pas këtyre veprimeve është bërë këqyrja e telefonit të Saimir Çullhajit, ku shihen biseda me Neritan Farinë, në lidhje me dërgimin e pakove për në Britani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.