Priten dëshmitë e Adriatik Colit dhe Endrit Dokles

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Prokuroria ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë për procesin të ish- anëtarëve të bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Adriatik Coli. I pari është dënuar me burgim të përjetshëm dhe dyshohet, sipas dëshmisë së Colit, që ka porositur atentatin ndaj Lulzim Berishës. Ndërsa i dyti është dëshmitar i mbrojtur, pasi rrëfimet e tij përpara akuzës ndihmuan Prokurorinë të shkatërronte bandën famëkeqe. Këta të dy, por edhe disa të tjerë, do të jenë dëshmitarë kyçë të procesit. Nuk dihet nëse seancën e ardhshme, njëri apo tjetri do të jenë në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.