KORÇE- VLORE Dy të vdekur në aksidente

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

KORÇE- VLORE- Dy persona kanë gjetur vdekjen ditën e djeshme si pasojë e aksidenteve të ndodhura në Korçë dhe në Vlorë. Një këmbësor humbi jetën në aksin Korçë- Pogradec, pranë fshatit Çërravë. Pikërisht në këtë vend, Nj. H., 77 vjeç, banues në Petrushë, u përplas nga një automjet tip "Audi" ndërsa ishte duke ecur anë rrugës. 77- vjeçari u dërgua në Spitalin e Pogradecit, por disa orë më vonë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, ndërroi jetë. Si shkaktar të aksidentit Policia Rrugore ka vënë në pranga Fiordi Miminllarin, 25 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec. 25vjeçari dyshohet se ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në momentin e aksidentit, që rezultoi fatal për këmbësorin. Ndërkaq, në Vlorë, makina përplaset me motorin dhe vdes një 63- vjeçar. Ngjarja ndodhi në aksin Vlorë- Orikum në vendin e quajtur "Qafa e Luarit", kur në aksident u përfshinë një automjet tip "Fiat" dhe një motor i markës "Honda". Shoferi i veturës përfundoi me plagë të lehta, kurse drejtuesi i motorit Arsen Çela mbeti i vdekur në vend. Pak pas aksidentit, Policia Rrugore bëri ndalimin e 43- vjeçarit, banues në fshatin Dukat, që ishte shofer i makinës, për kryerjen e veprimeve të tjera procedurale të arrestimit të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.