Zbulohet skema, si vidhej arka e shtetit në Hipotekë

Para cash për shmangien e taksave dhe zhduknin dokumentet

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

U arrestuan për korrupsion, zbardhet skema e ish- zyrtarëve të Hipotekës në Korçë.

Arrestimi i katër ish- zyrtarëve të Hipotekës dhe një qytetari ka ardhur si rrjedhojë e hetimeve të Prokurorisë, e cila ka arritur të dokumentojë rreth 10 raste me shkelje në dokumentacion dhe parregullsi. Sipas burimeve nga hetimorët, ndërhyrjet në dokumentacion i përkasin periudhës 2015- 2017. Ish- drejtori i Hipotekës së Korçës, Leftjon Bardho, Ersil Gorari ishpunonjës, Erjon Arif dhe bashkëshortja e tij Arsidesa Hysi, e cila aktualisht mban pozicionin e zv. regjistrueses si dhe 65vjeçari Andrea Zallëmi janë arrestuar me vendim gjykate, pasi dyshohet se kanë hartuar dhe falsifikuar dokumente, të cilat u shërbenin qytetarëve për t'u pajisur me certifikatë pronësie. Në disa raste dyshohet se ndërhyrja është bërë në aktet e shitblerjes së pronave. Në kushtet normale dhe në zbatim të ligjit, transaksioni i shitjes dhe blerjes duhet të bëhet përmes kryerjes së veprimeve bankare. Por zyrtarët kanë lejuar kryerjen e pagesave me para në dorë, duke shkelur ligjin dhe duke bërë që shtetit të mos përfitojë 15 për qind të shumës mbi tatimfitimin. Paratë që nuk shkonin në arkën e buxhetit përfundonin në xhepat e ish- zyrtarëve të Hipotekës së Korçës, të cilët si favor qytetarëve u ofronin procedura të përshpejtuara për kalimin e pronësisë nga shitësi te blerësi. Por, përveç kësaj skeme, në raste të tjera ata kanë hartuar dokumente fiktive për të mundësuar regjistrimin e pronave, të cilat rezultonin me probleme dhe nuk përfitonin certifikatën e pronësisë. E gjitha kjo bëhej në këmbim të parave. Ish- drejtori i Hipotekës, Leftjon Bardho, regjistruesja Arsidesa Hysi dhe bashkëshorti i saj Erion Arif, i cili ka punuar më parë në Hipotekë, si edhe Ersild Gorari, po ish- punonjës i Hipotekës, dyshohet se në bashkëpunim me 65- vjeçarin Andrea Zallëmi kanë ndërhyrë në dokumentet e pronësisë, duke përfituar nga detyra dhe në këmbim kanë marrë shuma të konsiderueshme parash. Për këto raste kanë qenë vetë qytetarët që kanë denoncuar ish- zyrtarët, pasi në këmbim të parave kanë marrë në duar dokumente që nuk kishin asnjë vlerë. Kjo, pasi ishzyrtarët kanë përpiluar doku- mente fiktive për regjistrim pasurish, të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë. Ndaj ishzyrtarëve Leftjon Bardho, Ersild Gorari dhe Arsidesa Hysi rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, mashtrimit, falsifikim i dokumenteve si dhe zh- dukja dhe vjedhja e dokumenteve. Dy akuzat e fundit rëndojnë dhe mbi 36- vjeçarin Erjon Arifi. Ndërsa për Andrea Zallëmin, i cili ishte në rolin e sekserit, akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Leftjon Bardho, ish- drejtori i Hipotekës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.