Panorama (Albania)

Zhduket asfalti, rruga për Shijak gati e pakalueshm­e

Aksi vetëm 5 km gjithë gropa, s’është vënë dorë asnjëherë

- SHIJAK/

Segmenti pesë kilometra i gjatë, që lidh Durrësin me Shijakun, është bërë i pakalueshë­m. Ky aks nacional po shkon drejt degradimit të plotë, pasi prej shumë vitesh nuk njeh asnjë investim.

Kjo rrugë përshkohet në të dyja anët e saj nga banesa dhe biznese, duke u konsiderua­r ndër akset me përqendrim­in më të madh të zhvillimit ekonomik. Por krahas saj, ndër vite askush nuk është kujdesur për mirëmbajtj­en apo rehabiliti­min e rrugës. Gropa, kanale, devijime, pellgje me ujë shoqërojnë segmentin përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Drejtuesit e automjetev­e e kanë thuajse të pamundur të mos shkatërroj­në makinat e tyre nëpër gropa, pasi këto të fundit janë të shpeshta dhe në raste shiu edhe të padukshme. Në shumë raste, aksidentet kanë qenë prezente dhe kjo për faj të rrugës. Gropat në rrugë krijojnë lëvizje të pakontroll­uara të mjeteve, pasi drejtuesit me zigzage në rrugë rrezikojnë njëri- tjetrin. Kjo shkakton edhe deri në daljen nga rruga të makinave, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Nga “Kodra e Rrashbulli­t” e deri në afërsi të “Katër Rrugëve” aksi është totalisht i amortizuar dhe i pakalueshë­m. Përveçse emërtimit, asgjë tjetër nuk ngjan me një rrugë nacionale. Ky segment 5 kilometër i gjatë, por mjaft i rëndësishë­m, është lënë në harresë të plotë. Që prej ndërtimit të autostradë­s Ti- ranë- Durrës, rruga për në Shijak është anashkalua­r nga autoritete­t. Asfalti i hedhur dekada më parë po shkon drejt zhdukjes.

“Këtu prej vitesh askush nuk investon. Gropat janë aq të mëdha, saqë makinat thuajse mund të fiken. Shmangia e dëmtimit të asfaltit në jo pak raste është bërë shkak për aksidente. Në këtë rrugë të rëndësishm­e jo vetëm për komuniteti­n e zonës, por edhe për bizneset e ngritura në të dy krahët e saj, nuk ka ndriçim. Sinjalisti­ka vertikale dhe horizontal­e mungon. Sistemi i kanalizime­ve anësore mbetet një tjetër problem”, shprehen banorët e zonës dhe drejtuesit e automjetev­e që përshkojnë këtë segment rrugor. Rruga kombëtare Shijak- Durrës është me rëndësi jetike, jo vetëm për të lidhur banorët e dy qendrave urbane dhe fshatrave përgjatë rrugës, por edhe për qindra biznese me pronësi shqiptare e të huaj, që operojnë pranë saj. Me dhjetëra herë, banorët e zonës dhe drejtues automjetes­h janë ngritur në protestë, por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Banorët bëjnë apel për ndërhyrje sa më të shpejtë, pasi sipas tyre, po iu shkatërroh­en mjetet dhe ky aks është kthyer në makth për çdo drejtues.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Një pjesë e dëmtuar e rrugës për në Shijak
Një pjesë e dëmtuar e rrugës për në Shijak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania